KATEGORIA E PARË/ Ish-futbollisti i bluzinjve, Kastriot Salaria, e zhvendos javën në Gjirokastër
Agron KAJA

Pas një shkëputje dyjavore, Kategoria e Parë rikthehet në kampionat me ndeshjet e javës së 7-të, ndeshje të cilat parashikohen të gjitha si të vështira. Këtë opinion shpreh edhe specialisti i futbollit gjirokastrit Kastriot Salaria, i cili dje për gazetën “Telegraf” e vlerësoi Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar si një Superiore e dytë. “Kjo periudhë pushimi pa ndeshje, mendoj se ndikon për mirë te skuadrat, dhe me ndeshjet e Kupës besoj se e kanë parë situatën para ndeshjeve të kampionatit. Janë luajtur deri tani gjashtë javë, dhe duke ju referuar përbërjes, shikoj se Kategoria e Parë është si Superiore Nr 2. Ka nisur me ndeshje që kanë treguar nivel të mirë, sepse kur kemi skuadra si Skënderbeu, Besa, Laçi, Luftatari, Kukësi, Apolonia, Kastrioti dhe të tjerat. Natyrisht që në ndeshje pikët janë më të rëndësishme, por brenda aspektit të lojës janë shfaqur elementë cilësorë që këtë nivel e kanë ngritur”, kështu e nisi bisedën specialisti i futbollit shqiptar Kastriot Salaria, i cili në këtë kampionat kërkon më shumë nga skuadra e tij, AF Luftëtari. “Skuadra jonë (Luftëtari) nuk e nisi mirë këtë kampionat, por fitorja me Pogradecin për mua ka marrë vlerën e 6 pikëve. Sepse ishte një ndeshje që e nxorri nga fundi i renditjes, dhe këto 7 pikë në gjashtë javë mendoj se do jenë si një bazë e mirë për vazhdimësinë. Ndërsa për 36 ndeshjet në tërësi të Kategorisë së parë në 6 javë, e përsërit se në tërësi është luajtur mirë. Ka një handikap këtë sezon, sepse ka numur pa limit të lojtarëve të huaj, dhe kjo nuk e bën të lehtë përshtatjen e tyre me pjesën tjetër të ekipit”. Por “Legjionari” i futbollit gjirokastrit shprehet se këtë javë do ketë ndeshje shumë të forta, dhe sipas tij, më pak të bukura, për deri sa do kërkohen pikët mes skuadrave të forta. “Java e 7-të mendoj se vëmendjen e ka këtu në Gjirokastër ku Luftëtari pret Skënderbeun kryesues në gjashtë javë. Në këtë këndvështrim, por edhe në atë historik, Skënderbeu duket si favorit, ndërsa unë mendoj edhe ndryshe. Sepse futbolli do të luhet në fushë, dhe çfarë do prodhohet aty do të marrin skuadrat. Fusha do ta tregojë, sepse futbolli ka edhe të papritura. Por në tërësi, kjo javë ka në kalendar ndeshje interesante, të cilat do jenë të gjitha të forta, pa përjashtuar edhe surpriza, që unë të parën e mendoj në fitoren e AF Luftëtarit ndaj Skënderbeut”, kështu e mbylli bisedën Kastriot Salaria, specialisti i futbollit gjirokastrit. Të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë luhen të dielën, ora 14:00.
Kombëtarja ngjitet pesë vënde në renditjen e FIFA-s

Atmosfera e fitores së Kombëtares sonë në Serbi, duket se do qëndrojë gjatë, jo vetëm në memorrjen e gjithë shqiptarisë dhe në historinë mes tyre, por edhe në vlerësimet që FIFA iu ka bërë skuadrave përfaqësuese pas dy ndeshjeve që luajtën në eliminatoret e grupeve të Botërorit 2026. Shqipëria fitoi 1-0 me Serbinë në Grupin K, ndërsa fitoi edhe miqësoren me Jordaninë 4-2. Pas këtyre dy rezultateve, në renditjen që FIFA poblikoi dje, Shqipëria është pozicionuar në vendin e 61-të, një ngjitje prej pesë vendesh nga hera e fundit. Kjo ngjitje tregon edhe formën e mirë që po kalon skuadra jonë, ku në këto dy ndeshje e rikonformoi atë, por edhe si një moral më shumë për dy ndeshjet e fundit me Andorrën dhe Anglinë në Tiranë. Dhe në rast se renditja në vëndin e 2-të të Grupit K kualifikues nuk ndryshon, sipas FIFA-s, kombëtarja shqiptare mund të vendoset në Vazon 3 të Play-off-it, me Maqedoninë, Bosnjën dhe Kosovën.
Rei Manaj abonohet me golin, tund rrjetën në kampionat

Rei Manaj vazhdon formën fantastike, pas golit në Serbi tund rrjetën edhe në kampionat. Duket se lushnjari po kalon një periudhë mjaft të mirë në karrierën e tij, duke shënuar me rregullsi në momentin më vendimtar, edhe për Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi e tregoi me golin e shënuar kundër Serbisë, teksa këtë formë po e shfaq edhe në kampionat me fanellën e Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dje, Manaj tundi rrjetën në ndeshjen e luajtur përballë Al Dhafra në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, sfidë e vlefshme për javën e 6-të kampionatit. Në minutën e 81-të ai u zëvendësua nga trajneri, ndërkohë që ndeshja u fitua nga Al Sharjah me rezultatin 2-0. Pas 7 javësh kampionat, skuadra e Manajt renditet në vëndin e 10-të me 7 pikë, ndërsa Manaj shënoi golin e dytë të tij në këtë kampionat. Ndeshjen e radhës, Al Sharjah e luan në Dubai kundër Shabab Al-Ahli që renditet në vëndin e 4-t me 10 pikë.
Kalendari për pesë javë, vetëm në Korçë me drita

Këtë fundjavë, FSHF-ja e ka zhvendosur vëmendjen tek kampionatet e kategorive të larta, pasi ka publikuar kalendarin për pesë javën në vijim. Në Kategorinë e Parë, të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 14:00, duke përjashtuar skuadrën e Skënderbeut. Ndeshjet në fushën e tyre korçarët do ti nisin nga ora 17:00: Në javëne 8-të më 24 tetor pret Besën dhe në javën e 10-të më 2 nëntor pret Korabin. Në javën e 7-të luan në transfertë me Luftëtarin në Gjirokastër.

KATEGORIA E PARË
Ndeshjet-Java e shtatë
E dielë, 19 tetor 2025
Kukësi-Laçi 14:00
AF Luftëtari-Skënderbeu 14:00
Besa-Pogradeci 14:00
Kastrioti-Iliria 14:00
Korabi-Lushnja 14:00
Apolonia-Burreli 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 6 16
2.Laçi 6 10
3.Iliria 6 10
4.Apolonia 6 9
5.Lushnja 6 8
6.Pogradeci 6 8
7.Burreli 6 8
8.Korabi 6 7
9.AF Luftëtari 6 7
10.Kukësi 6 4
11.Besa 6 3
12.Kastrioti 6 3






















