Villareal bën surprizën, eliminon Juventusin nga Championsi

209
Sigal

Villareal bën surprizën e madhe në Champions League duke eliminuar Juventusi në fazën e 1/16-ave.

3-0 ishte fitorja e spanjollëve në “Allianz Stadium” ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Në 75’, Rugani bën një ndërhyrje të pafalshme duke shkaktuar penallti me Moreno që nuk gabon për të kaluar përpara miqtë.

7 minuta më pas Juventusi merr goditjen e rëndë kur nga një goditje këndi, Pau Torres pothuajse vetëm në zonë shtyn topin në rrjetë duke eliminuar praktikisht Juventusin dhe kështu ndodh.

Në shtesë Villarreali gjen sërish golin, sërish me penallti me Danjuman për ta mbyllur sfidën 3-0. Një zhgënjim i madh për bardhezinjtë që ikin në 1/16 e Championsit.