Suplementi Pena Shqiptare/ Petrit Malushi: “Sa bukur ligjërojnë !…”

144
Sigal

U ngul thellë muaj e vjet
Në kolltuk një ministër.
Modeloi siç deshi vet
“Bukur”, punët me regjistër.

Vite e muaj patëm në krye
Një drejtor që “shkëlqente” !
Shumë përpiqej, mor u shqye,
Por ca gjëra s’i rrëfente.

Ti dhe unë, shkruar me ligj
I dëgjonim, i besonim…
“Drejtuesit s’pranojnë miq…”
Oh sa bukur ligjëronin !

“Zanati” ka dhe sekrete,
Kthesa, brryla, shqelma, dorë…
Mjeshtërisht luajnë për vete
Ministra, shefa, drejtorë !

Dielli s’lind ngaherë njëlloj,
Vijnë dhe ditë me rrufe…
E drejtuesit, “ngjyer me bojë”
Marin rrugën për “fole”!