Suplementi Pena Shqiptare/ Lulzime Malaj: Dy të dashuruar

Në një park krejt të bleruar
ata të dy takoheshin nën një qershi!
Për karshi një neon me kapelë
iu buzëqeshte ngrohtë, si zotëri!

Po pas ca kohe nuk i pash më
në pemë mbetën vetëm inicialet,
neoni e ka humb’ kapelën
syri si spazmë – ndizet e falet!

Sigal

Dhe pema ka vite që s’bleron,
ndoshta ndaj rri e pikëlluar.
Ëndërron t’i çel sërish petalet
kur t’i shoh ata dy të dashuruar!