Gazeta Telegraf/
Riktheni në detyrë kriminelët
Të lirohen kriminelët
Drejtësia s’ka pse
pret
Burgjet s’janë për
kriminelët
Burgjet janë për fukarenjtë
Të lirohen kriminelët
Kjo është detyra e
parë
Punë e madhe se kanë prerë
Punë e madhe se kanë vrarë
Mbushni burgjet me të varfër
Se Evropa nuk na pret
Fukarenjtë e këtij
vendi
Janë kriminelë të
vërtetë
Mos u merrni me Gërdecin
U mbyll ajo histori
Kriminelë janë ata
Që s’paguajnë energji
Mos u merrni me Gërdecin
Tani të gjithë e kanë parë
Se fajtorët e vërtet
Janë 26 të vrarë
Për 21-Janarin
Drejtësia s’ka se ç’flet
Gjithë pjesëtarët në miting
Kishin çadra pistoletë
S’janë asgjë katër të vrarë
Shyqyr që puna s’u trash
Sepse çadrat
pistoletë
Bëjnë kërdinë si kallash
Të lirohen kriminelët
Si gjithnjë dhe këtë herë
Dhe të mbushen
burgjet plot
Me shitësa e me berberë
Të lirohen kriminelët
Me një shpejtësi rrufeje
Dhe të mbushni burgjet plot
Kush ndërton kotec pa leje
Të lirohen kriminelët
Kur djeg qulli fryni kosit
Dhe të mbushen burgjet plot
Me shitëset e mandanizit
Mbushni burgjet me të varfër
Drejtësia po gabon
Se desh burgosi Fullanin
Se vodhi 700 milionë
Mbushni burgjet me të varfër
Sepse boll liri u dhatë
Mos fusni grabitës bankash
Sepse do bëni mëkat
Mbushni burgjet me të varfër
Mos lëshoni asnjë qime
Burgosni barinj e bujqër
Që nuk paguajnë tatime
Hallexhinjtë të gjithë në burg
Që ligjit ti vihet
vula
Të burgosen dhe fshatarët
Që pa leje therin
pula
Mbushni burgjet me të varfër
Jepni liri për kusarët
Ktheni vrasësit në detyrë
Rrisni rrogat për gjyqtarët
Të lirohen kriminelët
Nga Vermoshi gjer
në Dropull
Burgjet s’janë për kriminelët
Burgjet janë
vetëm për popull