Prof. Hazbi Shehu: Janë punonjësit e ministrisë tonë energjitike, që i dhuruan, apo ndoshta ia shitën dosjet me studimet SHELL-it

58
Sigal

– Ku e dinte kompania SHELL, se ekzistonte një rajon perspektivë për naftë dhe gaz?

– Përsa i përket perspektivës të rajonit Plashnik-Sqepur ose që është emëruar Shpirag nga kompania është shpejt për të dhënë përfytyrime të sakta…

Pikërisht, janë këto studime, përgjithësime dhe projektime të kryera nga gjeologët tonë të Institutit Gjeologjik të naftës mbi të cilët kompania është bazuar në vendosjen e puseve të saj për kërkimin e naftës dhe s’ka si të ndodhte ndryshe. Këto mund të verifikohen duke ngritur një grup pune për të vërtetuar të dhënat e mësipërme të paraqitura nga unë.

Si erdhi kompania SHELL dhe vendosi shpimin e parë në rajonin e Shpiragut? Me çfarë studimesh shkencore gjeologjike, me çfarë kërkimesh gjeologjike? Kush e rekomandoi këtë rajon dhe në çfarë bazash dhe studime gjeologjike?!

E ku e dinte kompania SHELL, se ekzistonte një rajon perspektivë për naftë dhe gaz?

Për të gjitha këto pyetje ka vetëm një përgjigje: Janë punonjësit e ministrisë tonë energjitike, që i dhuruan, apo ndoshta ia shitën dosjet me studimet, përgjithësimet, kërkimet dhe projektimet e puseve të kryera nga specialistët gjeologë të Institutit të Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Institutit Gjeologjik të naftës dhe gazit me qendër fillimisht në Kuçovë dhe më vonë në qytetin e Fierit.

Për t’i argumentuar gjithshka, që paraqitëm më lart po paraqesim studimet përkatëse, që ndodhen në dosjet e Institutit Gjeologjik.

Studimet gjeologjike, kërkimet dhe projektimet e puseve nga specialistët gjeologë janë kryer në gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa në vitin 1967 kanë filluar të kryhen dhe në rajonin Plashnik dhe brezi flishor Sqepur Bistrovicë, pikërisht ku përfshihet rajoni i Shpiragut ku kompania SHELL po kryen shpime për kërkimin e naftës. Më poshtë po japim të gjitha studimet, përgjithësimet dhe projektimet e puseve me data, nr.iventari dhe me autorët përkatës: Projektimi i punimeve të kërkimit në brezin flishor Bistrovicë-Qafa e Sqepurit sq/1str.bistrovica-2  datë 1/3/67.  nr.iventari 526, autor: Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Beg Canaj.

2-Relacion mbi nevojën e shpimeve në sektorin Sqepur-Sheq-gajde datë 5/2/68 nr.iventari 539 autor Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Beg Canaj.

3-Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Pashnik-Osmanzezë datë 24/2/82 nr.iventari 1233 autor Hazbi Shehu, Ali Mema, V.Veizi, V.Hudhra, etj.

4-Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Plashnik mbas rezultateve të pusit plashnik-1. datë 7/12/85 nr.iventarit 1513 autor, Hazbi Shehu, V.Hudhra, Ali Mema, V. Guri.

5-Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Plashnik-Osmanzezë datë 27/7/88 nr. iventari 1694 me autor Hazbi Shehu, Vasil Loni, Uk Valbona, etj.

Pikërisht, janë këto studime, përgjithësime dhe projektime të kryera nga gjeologët tonë të Institutit Gjeologjik të naftës mbi të cilët kompania është bazuar në vendosjen e puseve të saj për kërkimin e naftës dhe s’ka si të ndodhte ndryshe. Këto mund të verifikohen duke ngritur një grup pune për të vërtetuar të dhënat e mësipërme të paraqitura nga unë.

Për dijeni unë kam punuar në Institutin Gjeologjik të naftës nga themelimi e deri në mbylljen e tij. Kam qenë punonjës shkencor, kam dhënë provimet përkatëse kam paraqitur dhe mbrojtur studimet e kërkuara dhe kam fituar me rradhë: kandidat i shkencave, bashkëpunëtor i vjetër shkencor, doktor i shkencave gjeologjike dhe profesor. Gjithashtu kam qenë shef i kabinetit perspektiv për naftë dhe gaz. Jam dekoruar nga Kuvendi Popullor me Urdhërin e Punës si autor i zbulimit të pusit Ca-12, që shpërtheu fontan. Gjithashtu për sudimet shkencore dhe pjesëmarrje në zbulimin e vendeburimeve si Marinë-Bubullim-Drashovicë, etj. Jam lauruar me çmimin e Republikës shkallës dytë.

Kërkoj ndjesë që po paraqes punën time, por duke lexuar gazetat dhe dëgjuar intervistat e disa të ashtuquajtur specialistë, që e deformuan të vërtetën dhe mashtruan. Përse duhet që një intelektual ka mbaruar për mësues fizike dhe duke manovruar me të qenit në parti ka kapur poste deri në ministri dhe sot paraqitet si specialist gjeolog pa bërë asnjë studim gjeologjik?! Ka dhe disa raste të tjera kur ing. i çpimit dhe profesor jep intervista për perspektivën e naftës duke mos kryer asnjë studim gjeologjik. Këto mashtrime që specialistët nuk thonë të vërtetën dhe gënjehen dëgjuesit dhe shikuesit.

Unë kam shumë të dhëna faktike dhe për rajonin, që i është dhënë kompanisë italiane, por kur t’i vijë koha do ta bëjmë publike…

Përsa i përket perspektivës të rajonit Plashnik-Sqepur ose që është emëruar Shpirag nga kompania është shpejt për të dhënë pëfytyrime të sakta. Ne specialistët gjeologë për kërkim-zbulimin dhe shfrytëzimin e vendburimeve të naftës kemi zbatuar ligjet gjeologjike, bazuar dhe në përvojën gjeologjike botërore.

Sipas këtyre ligjeve gjatë zbulimit dhe shfrytëzimit të një vendburimi duhen sudiuar dhe llogaritur me saktësi në rradhë të parë:

– Ruajtja e energjisë të shtresave naftëmbajtëse, që projektohen për shfrytëzim.

– Ruajtja nga dëmtimet e qendrave të banimit mbi vendburimin dhe rreth tij.

Si rrjedhojë puset e shrytëzimit duhet të projektohen dhe të vendosen rreth qendrës ku ndodhet nafta dhe larg kufirit ujë-naftë dhe kufirit naftë-gaz.

Vendosja e puseve të shfrytëzimit pranë kufirit naftë-ujë ose në zonën e ujit do të shkaktonte lëvizjen e ujit të pastër ose të pëzier me naftë drejt sipërfaqes së tokës.

Ne, edhe më herët, kemi shkruar për këto probleme shqetësuese në gazetat kryesore ditore. Pa i përmendur të gjithë do të veçoja inxhinier Ahmet Çollakun, H. Shehun, K. Ramën, V. Kicin, etj. Por siç duket këto materiale nuk janë lexuar ose janë parë pa vëmendje nga specialistët e ministrive përkatëse.

Kompanitë e huaja i kanë marrë të gjitha materialet gjeologjike të institutit tonë, por kanë kopjuar dhe vënë në përdorim vetëm çështjet që ju interesonin!

SHELL Në Shqipëri

Shell është një shoqëri ndërkombëtare e energjisë me ekspertizë në kërkimin, prodhimin, rafinimin dhe tregtimin e naftës dhe gazit natyror, si dhe në prodhimin dhe tregtimin e kimikateve. Historia e Shell në Shqipëri nis në vitin 1994 me marrjen e blloqeve B dhe F. Shell përfundoi kërkimet sizmike, por nuk arriti të shpojë puse për shkak të shpërthimit të një trazire civile që e detyroi Shell që për arsye madhore ta zgjidhte kontratën e vet me ndarje prodhimi. Më pas, këto dy blloqe iu dhanë përkatësisht shoqërisë Petromanas (Blloku B) dhe Bankers (Blloku F). Në datën 9 shkurt 2012, Shell Upstream Albania B.V. filloi punimet (fillimisht me 50%) në dy blloqe ekzistuese të kërkimit në tokë, në jug të Shqipërisë së Mesme (Blloku 2-3) në zotërim të Petromanas. Akti i Transferimit u miratua nga organi rregullator (AKBN) më 17 prill 2012. Në qershor të vitit 2012, filloi fushata e studimit sizmik, e kërkimit dhe vlerësimit me nisjen e shpimit të pusit “Shpirag-2”, i cili solli rezultate pozitive (të shpallura më 4 nëntor 2013) dhe deklarimi zyrtar u bë më 9 janar 2014. Në qershor 2013, Shell dhe Petromanas ranë dakord për një ndarje të dytë, ku si rezultat Shell përfitoi 75% të interesit në Blloqet 2 dhe 3. Në mars 2016, Shell mori nga Petromanas të drejtën e shfrytëzimit në Bllokun 2-3 në tokë në jug të Shqipërisë se mesme, pasi bleu nga Petromanas pjesën e mbetur të saj në kontratën me ndarje prodhimi. Shell është i angazhuar të kërkojë për naftë në Shqipëri, në mënyrë të qëndrueshme, të sigurt dhe të përgjegjshme.