(Kushtuar një mikut tim)
Nga klubet vijmë, në klube shkojmë!
Lavdi përjetë raki e rrushit
se dhe në borën e dhjetorit,
na duket sikur rrime mes prrushit!
Ne pime e s’duam që t’ja dimë,
nëse ka zot e perëndi!
Nëse ka zot që të besojmë,
Në vend të shiut pse s’hedh raki?!
Nga klubet dalim shpesh të dehur,
ndaj rrugës kurrë nuk ecim drejt,
E shkreta gjizë çfarë heq nga ne!
E shkreta gjizë, të shkretat qepë!
Ngacmojmë rrugës ndonjë grua,
po ato kurrë përgjigje s’japin,
se nuk na marrin serjozisht,
qeshin me ne dhe nxitojnë hapin.
Kjo bota jonë është e çuditshme,
se pimë shumë, por nuk mbajmë,
Kur qeshim s’dimë se përse qeshim;
kur qajmë s’dimë se përse qajmë.
Të gjithë na shohin me përbuzje,
kur kthejmë gotat a filxhanet.
Por, s’jemi ne e keqe botës…
E keqja janë politikanët.
Ne jemi njeëz paqedashës,
dhe gjithë botën kemi xhan,
Kur jemi tap nuk ka si ne:
Çdokush prej nesh ndihet sulltan.
Ne jemi trima veç kur pimë,
se mbrapa ndodh gjithmonë çudia
Ne bëhemi si pulë e lagur,
sa herë që nis e na del pija.
Po mendjen kurë nuk e vrasim,
Askush s’na mban dot në kapistër,
dhe as na plas kur bëhen zgjedhje,
dhe as kush është kryeministër
Dhe as na plas kur ka mitingje,
kur zien qyteti e katundi,
Asnjë pjanec nuk e vret mendjen,
Se kush fitoi e se kush humbi,
Jemi të varfër po të ndershëm,
Ne s’meremi me punë të pista,
Prandaj në klubet e qytetit,
na mbeti emri nëpër lista.
Nga klubet vijmë, në klube shkojmë,
Është mrekulli raki e rrushit,
se dhe në borën e dhjetorit,
N’a duket sikur rrimë mes prrushit.