Agron Kaja: Një “gjigant” për portën, Elgi Fejzo në “katedrën” e Egbo

114

“Në raport me kohën kur nisa përgatitjet e deri më sot, forma ime është optimale për t’u vendosur mes dy shtyllave të portës. Çdo skuadër në Superiore do t’i plotësonte synimet e afërta për mua”

Sigal

Historia e 24 vjeçarit shqiptar që ka shëtitur në katërkëndoret e Greqisë, Amerikës, Anglisë dhe Uellsit, sot ka sjellë fokusin e saj në elitën e futbollit shqiptar. Ka gati pesë muaj që Elgi Fejzo përgatitet nga një “stekë e vjetër” e portës në Shqipëri, Emanuel Egbo. Pas ndërprerjes rreth dy vjeçare për shkak të pandemisë, Fjezo ka ardhur në Shqipëri me mendimin e dëshirën që të jetë pjesë e elitës në futbollin shqiptar, duke e nisur nga trajningu, për t’u përshtatur më mirë me futbollin shqiptar. Gjatë një bisede për gazetën “Telegraf”, ai tregoi pasionin dhe dëshirën e tij që karrierën ta vazhdojë në vendlindjen e tij. “Unë jam shqiptar dhe e shoh se futbolli këtu në Shqipëri ka ecur shumë para. Kam luajtur në disa shtete, në kategori profesioniste dhe amatore, por edhe këtu duket se profesionizmi ka nisur të zhvillohet mirë. Ndaj dhe e pashë të arsyeshme që karrierën time ta zhvilloj këtu, me mendimin e dëshirën që të jem pjesë e ndonjë skuadre të elites. Edhe trajneri, por edhe vetë e shoh se jam i gatshmë që të filloj përgatitje me grup, e shpresoj që shpejt të bëhem pjesë e ndonjë skuadre këtu në Shqipëri”, kështu e nisi bisedën porieri Elgi Fejzo, i cili më pas tregon edhe për përvojën e re në trajnimin e Emanuel Egbo, një nga portierët më të shquar në futbollin shqiptar të 20 viteve të fundit. “Duke qenë se kisha rreth dy vite pa u përgatitur, sepse pandemia bëri të vetën, kam gati gjashtë muaj që jam në Shqipëri dhe po trajnohem nga profesor Egbo (Emanuel). Kam punuar me trajnerë të portierëve të njohur në Greqi dhe Angli, por këtu e shoh se Egbo ka shkallë të mirë trajningu për portierët. Tashmë e ndjej veten të gatshëm, sepse shoh që në raport me kohën kur nisa në fillimin e këtij viti, e deri më sot, forma ime është optimale për t’u vendosur mes dy shtyllave të portës”. Po ku synon portieri Fejzo që të “ankorohet” për sezonin e ri? Një emër të veçantë skuadre ai nuk e ka, por duke treguar se është vëzhguar nga disa menaxherë skuadrash të Superiores, prej tij pretendimet për skuadër nuk ekzistojnë. “Çdo skuadër në Superiore do t’i plotësonte synimet e afërta për mua. Nga Egbo më është bërë e qartë se jam i gatshëm që të aktivizohem normalisht, e këtë ai ua ka thënë edhe disa menaxherëve apo vëzhguesave që më kanë parë gjatë përgatitjeve që kam bërë në këto muaj. Unë them se jam gati, besoj se skuadra do jetë e afërt”. Tashmë që edhe futbolli ka hyrë në fillimet e merkatos së verës, edhe ky porter pritet që të jetë “gjahu” në syrin e menaxherëve e specialistëve në futbollin shqiptar.

SEZONI 2023-2024

 

ABISSNET SUPERIORE

Skuadrat pjesëmarrëse

1.Partizani       (Tiranë)

2.Tirana           (Tiranë)

3.Egnatia         (Rrogozhinë)

4.Vllaznia        (Shkodër)

5.Laçi  (Laç)

6.Teuta            (Durrës)

7.Kukësi          (Kukës)

8.Erzeni           (Shijak)

9.Skënderbeu (Korçë)

10.Dinamo      (Tiranë)

KATEGORIA E PARË

Skuadrat pjesëmarrëse

1.Flamurtari     (Vlorë)

2.Tomori          (Berat)

3.Korabi          (Peshkopi)

4.Luzi 2008     (Luz)

5.Apolonia      (Fier)

6.Besa (Kavajë)

7.Lushnja        (Lushnje)

8.Burreli          (Burrel)

9.Bylis (Ballsh)

10.Kastrioti     (Krujë)

11.Vora           (Vorë)

12.AF Elbasani (Elbasan)

 

LIGA E KAMPIONËVE

Finale italo-angleze, e pesta në histori

Sonte në mbrëmje, në stadiumin Olimpik “Ataturk” të Stambollit, në ora 21:00 do të luhet ndeshja finale e Ligës së Kampioneve, Mançester Siti-Inter. Të dyja skuadrat vijnë me ambicien e fitores, ndërkohë që historia flet për epërsi për italiant nëë katër finalet e luajtura më parë italo-angleze. Kështu, në vitin 1984 ishte Liverpuli që, pas barazimit 1-1 me Romën, fitoi me penallti 4-2. Ndërsa në vitin 1985, Juventusi fitoi 1-0 ndaj Liverpulit, për të ardhur në vitin 2005 te parballja e tretë italo-angleze. Milan “hakmerret” ndaj Liverpulit duke fituar 2-1, dhe finalja e katërt është luajtur në vitin 2007 në Athinë, Milan-Liverpul 2-1. Italianët janë në avantazhin e fitoreve 3-1.