Kostoja e këtyre zgjedhjeve shënon edhe rekordin e shpenzimeve për votimet në Shqipëri në këto 30 vitet e fundit. Dhe për koicidencë ky 30 -vjetor është i barabartë me 30 milion eurot që i janë vendosur në dispozicion Celibashit, përveç miliona të tjerave të shpenzuara me tendera gjatë vitit 2022 dhe muajve të parë të 2023-it. Kreu i KQZ-së mbushi dyshekun e Alibeajt me 1 miliard lekë, edhe pse në mënyrë hipokrite deklaroi se “përfaqësuesit e vërtetë të së djathtës shqiptare janë Berisha dhe grupi që ai përfaqëson, dhe jo grupimi Alibeaj”.

Atëherë përse regjistrove grupimin Alibeaj? Përse ua dhatë paratë Alibeajt, kur ai nuk ka si kandidatë as 10% të përfaqësimit për Kryebashkiak dhe këshilltar? Si do i kthejë paratë Alibeaj pas zgjedhjeve, kur rezultati do jetë padiskutim turpërues? Ju do të thoni Ligji! Por ju e dini më mirë se Ligji mbi të gjitha është Frymë! Por ju bëni lojën e Rilindjes Sorosiane dhe disa ndërkombëtarëve, të instaluar në Tiranë, të cilët po i prishin më shumë punë vetes dhe shteteve që përfaqësojnë se sa Shqipërisë. Po si mundet t’ju besojnë ju populli opozitar për votimin elektronik , kur shteti ka kapitulluar para Hakerave?! Si mund të besojmë fatin e votës , tek kjo administratë e kriminalizuar, kur punonjësja e AKSHI-t u kap në makinë me drogë duke e çuar në kufijtë e BE-së?! Ka dhe shumë të tjera, të cilat do jenë pjesë e analizës mosbesuese për KQZ-në , KAS-in dhe personat e instaluar në ato drejtori dhe që përfaqësojnë rilindjen dhe strukturat sorosiane, por jo Opozitën e vërtetë të Shqipërisë.




















