Zenel Hoxha letër Kryeministrit britanik: Ligjet që shkelin të drejtat e njeriut s’mund të adresojnë emigracionin e paligjshëm

117

Ndërkohë që masat urgjente mund të plotësojnë dëshirat e disa segmenteve të Partisë Konservatore apo votues, çështja e emigracionit të paligjshëm është shumë më e ndërlikuar.

Sigal

Ne ripërsërisim shqetësimin e Komisionerit të Lartë për Refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara, që theksoji se legjislacioni i ri do të jetë “shkelje e qartë” e Konventës për Refugjatët e vitit 1951.

Anëtari i komunitetit Shqiptaro-Britanik i ka dërguar një letër Kryeministrit të Britanisë së Madhe, lidhur me azilkërkuesit. Zenel Hoxha shprehet se goditja ndaj emigracionit të paligjshmën nuk mund të krijojë ligje që shkelin të drejtat themeltare të njeriut.

Ja letra e plotë:

Shkëlqesisë së Tij Rishi Sunak

Kryeministër i Britanisë së Madhe

10 Dowing Street

London

SW1A 2AA

17 mars 2023

I nderuar zoti Kryeministër:

 

Po ju shkruaj, si një antar i komunitetit të nderuar Shqiptaro – Britanik, për të shprehur shqetësimin tonë të madh për ligjet mbi emigracionin, si edhe retorika problematike e debatit të emigracionit ku në fokus janë vendosur shqiptarët.

Sigurisht që ne e mbështesim qëllimin e deklaruar nga qeveria për të de-kurajuar azilkërkuesit që mendojnë të kalojnë ilegalisht ngushticën e lamansh, hap që njëkohësisht parandalon edhe përdorimin e tyre për përfitime nga trafikuesit. E megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga fakti që legjislacioni i ri paraqet mungesën e drejtësisë dhe vlerësimit në baza individuale, parime themeltare të emigracionit. Sikurse edhe shumë organizata të tjera që mbrojnë të drejtat e njeriut e kanë bërë publike shqetësimin e tyre. Goditja ndaj emigracionit të paligjshëm nuk mund dhe nuk duhet të përdoret për të krijuar ligje, të cilat shkelin të drejtat themeltare të njeriut. Kjo gjithashtu bie ndesh me vlerat dhe parimet Britanike.

Ne ripërsërisim shqetësimin e Komisjonerit të Lartë për Refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara, që theksoi se legjislacioni i ri do të jetë “shkelje e qartë” e Konventës për Refugjatët e vitit 1951, e cila parashtron rregullat e qarta për garantimin dhe mbështetjen e refugjatëve. Vetë fakti që drejtues të lartë të qeverisë, si Ministre e Punëve te Mbrendshme Suella Braveman, drejt për drejtë pranon se Ligji për Emigracionin e Paligjshëm mund të jetë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe rrjedhimisht do të ketë çëshje ndaj qeverisë në gjykata ndërkombëtare, duhet t’ju ndërgjegjësojë për të bërë hapa mbrapsht dhe të merrni në rikonsideratë qëndrimin e qeverisë.

Ndërkohë që masat urgjente mund të plotësojnë dëshirat e disa segmenteve të Partisë Konservatore apo votues, çështja e emigracionit të paligjshëm është shumë më e ndërlikuar. Ndërkohë që trafikuesit duhet të identifikohen dhe ndiqen penalisht me forcën e ligjit, e megjithatë, kërkohet një politikë më e gjithanshme që të adresojë emigracionin e paligjshëm në tërësi. Në vend se të miratoni një masë, që supozohet të zgjidhë të gjithë problemet, është e rëndësishme të vlerësoni elementet dhe faktet që kanë kontribuar në rritjen e emigracionit të paligjshëm- në mënyrë që hapat që do merrni të jenë efikas.

Në rastin e emigrantëve nga Shqipëria, për shembull, ne kemi sygjeruar një përafrim shumë më konstruktiv. Zgjidhja e çështjes së emigracionit nga Shqipëria, ju kemi sjellur në vëmendjen tuaj adresimin e burimit të problemit. Duke marrë parasysh natyrën ekonomike të emigrimit nga Shqipëria, programe qoftë këto edhe të shkurtra zhvillimi për zonën e very- lindjes të vendit, nga vijnë edhe shumica e emigrantëve ilegalë, do të ishte shumë më me efikasitet për koston e investuar se sa shumë prej kostove, që rrjedhin nga implementimi i politikave tuaja të deri tanishme.

Këto masa do prodhojnë jo vetëm rezultate më të mira, por njëkohësisht janë shumë më në linjë me vlerat e shoqërisë Britanike. Retorikat me theksin shqiptar fatkeqësisht kanë degraduar, duke nxitur sjellje agresive dhe akuza përçmuse që kanë prekur dhe dëmtuar gjithë komunitetin Shqiptaro Britanik. Qytetarë Shqiptaro- Britanik që respektojnë ligjin dhe paguajnë taksat rregullisht, sigurisht që urojnë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ketë sukses në punën e saj për të parandaluar emigracionin e paligjshëm. E megjithate, ne nuk mund të tolerojmë që i tërë komuniteti shqiptarë të bëhet ‘koke turku’ për qëllime thjesht politike.

Kryeministër! Ligje, të cilat nuk arrijnë të sigurojnë themelet e të drejtave të njeriut dhe ligjet ndërkombëtare nuk mund të adresojnë me sukses sëmundjen e emigracionit të paligjshëm. Bazuar në sa mësipër, ne ju kërkojmë të rikonsideroni legjislacionin e propozuar dhe ta ndryshoni që të adresojë realitetin. Sigurisht që ka një zgjidhje, dhe me lidershipin e duhur, kjo zgjidhje mund të arrihet.

 

Duke ju falenderuar për kohën dhe konsideratën.

Sinqerisht

Zenel Hoxha

Themelues i Komunitetit Shqiptar në Britani