Vasil Nasi: Shteti duhet të vijë në Memaliaj…!?

149
Sigal

… Memaliaj si shkak i asaj që shqiptarët e dinë të gjithë po çpopullohej dhe kur aty kishin ngelur 4 qytetarë, 3 u vranë dhe një u plagos rëndë pa pasur asnjë faj, apo mëkat me asnjërin jo vetëm në Memaliaj, por në planet. Kur Zoti përpara një viti i dhuroj një shpresë për këtë Qytet dhe për këta 4 qytetarë neglizhenca e të gjithëve 3 i dërgon sot në Përjetësi dhe vetëm njëri ka ngelur, por edhe ky i plagosur. Qytetit falë dashurisë për detyrën, ambientit dhe lumturisë së qytetarëve Kryetari Bashkisë z.Albert Malaj dhe stafit është në rrugë të mbarë dhe po punojnë pa paragjykuar as majtas e as djathtas, por për në qendër ku qytetari është i pari . Çuditërisht kur gjithçka po ecte mirë krimi vjen dhe godet Memaliajn. Deri tani askush nuk po përgjigjet veç kronikave të lajmeve dhe ndonjë zë i vetëm në rrethe të ngushta. Frika apo dikujt i intereson që Memaliaj të vdesë . Memaliotët duan përgjigje … Në emër të 6723 anëtarëve të grupit * Memaliaj na bashkon * shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Familjarët e Tre Ëngjëjve dhe shërim sa më shpejt të Artur Shaban Kalemit .Shpirti tyre të prehet në Paqe …!