Vlera e financimit vjetor të munguar për barnat e kancerit, që do të bënte të pamundur teorikisht lindjen e biznesit të vdekjes, është jo më shumë se 4 milionë euro. Vetëm kaq. Më thjeshtë, aq sa duhen për të ndërtuar vetëm 160 m rrugë luksi me kosto alla shqiptare 25 milionë euro/km!
Nevojat vjetore për barna për të sëmurët tumoralë në Shqipëri janë diku te 8milion euro/vit. Me këtë shumë fjala “s’ka” nuk duhet të ishte e pranishme te mjekët e onkologjikut. Fjalën e kam për mjekët, që i binden betimit të Hipokratit. Jo, për biznesmenët e vdekjes me bluza të bardha. Por, edhe ata në këtë rast do ta kishin shumë më të vështirë të bënin tregëtinë e vdekjes. Do zbuloheshin lehtësisht.
Vazhdojmë më tej. Buxheti shtetit i mjekësisë“falas”mbulon më pak se gjysmën e nevojave për të sëmurët me kancer. Mbeten zbuluar afërsisht 4 milionë euro, që pacientët fatkeqë duhet t’i drejtohen pagesave nga xhepi i tyre. Është pikërisht kjo vlerë, që krijon biznesin e vdekjeve makabre të zbuluara te onkologjiku. Nëse, spitali publik do të mbulonte krejtësisht nevojat në sasi dhe cilësi, tregu privat dhe tregu i zi nuk do të krijoheshin. As edhe biznesmenët e vdekjes të bluzave të bardha nuk do të mbinin si kërpudha dhe do të lulëzonin me spitalet private. Askush nga pacientët nuk do t’i drejtohej atyre për shpëtim. Sikurse me çdo mall dhe shërbim tjetër në ekonomi.
Mosfinancimi i të paktën gjysmës së nevojave për barna nga shteti është thelbi për të shpjeguar përgjegjësinë e plotë të sistemit dhe institucioneve në krijimin e rrënjëve të skandalit të spitalit onkologjik. Kaq e thjeshtë është. Nëse do ketë vullnet për ta zbuluar dhe shpjeguar deri në fund, natyrisht. Mjafton të kërkosh, se cili institucion ka penguar në financimin e plotë të barnave tumorale në buxhetimet vjetore. Të shikohet, nëse janë kërkesat e planifikimit buxhetore të mangëta dhe/ose të gabuara, me qëllim ose jo, të spitalit onkologjik drejtuar drejtorisë së përgjithshme të spitalit universitar. Apo është pikërisht drejtoria e përgjithshme, që i ka shkurtuar rrugës kërkesat për në Ministrinë e Shëndetësisë. Apo është kjo e fundit,që e ka dërguar të mangët për miratim në Këshillin e Ministrave. Ose vetë Këshilli i Ministrave me vetëdije ka shkelur një nga shtyllat e fushatave zgjedhore: shëndetësia falas, për t’i çuar financimet në tjetër vend?! Dhe kështu mund të vazhdohet me secilin institucion vendimarrës në miratimin e buxheti vjetor të shtetit. Dhe bëhet falë për procedura burokratike, që përsëriten çdo vit! Nuk bëhet fjalë për harresë ose gabim teknik.

Buxheti shtetit i mjekësisë“falas”mbulon më pak se gjysmën e nevojave për të sëmurët me kancer. Mbeten zbuluar afërsisht 4 milionë euro, që pacientët fatkeqë duhet t’i drejtohen pagesave nga xhepi i tyre. Titullarët e institucioneve në grup, që kanë marrë vendimin për të mos financuar me gjysmën e nevojave të barnave për të sëmurët tumoralë, janë edhe arkitektët përgjegjës mbi të cilin lulëzon biznesi i tmershëm “mengelian”i vdekjes së përshpejtuar çnjerëzore të onkologjikut.
Titullari ose titullarët e institucioneve në grup, që kanë marrë vendimin për të mos financuar me gjysmën e nevojave të barnave për të sëmurët tumoralë, janë edhe arkitektët përgjegjës kryesorë dhe të drejtëpërdrejtë të krijimit të sistemit mbi të cilin lulëzon biznesi i tmershëm “mengelian”i vdekjes së përshpejtuar çnjerëzore të onkologjikut.
Kuptohet pjesa tjetër e përgjegjësisë i takon personazheve kriminalë me bluza të bardha, që dinë të lundrojnë, duke përfituar materialisht në sistemin vrasës të ngritur shtrëmbër qëllimisht dhe të mbajtur në veprim me akte ligjore. Por, edhe në këtë rast përsëri sistemi ka pjesën e tij të madhe të përgjegjësisë. Janë dru të shtrëmbër të një sistemi të shtrëmbëruar. Mjafton të shikosh sesi janë punësuar, mbahen dhe lihen të lirë të shkelin betimin e Hipokratit mjekë, që pasurohen duke vrarëfatkeqët e dënuar me vdekje! Mos harrojmë, se mund të jetë secili prej nesh një prej tyre në fakt!
Dhe në fund një sqarim i dhimbshëm. Vlera e financimit vjetor të munguar për barnat e kancerit, që do të bënte të pamundur teorikisht lindjen e biznesit të vdekjes, është jo më shumë se 4 milionë euro. Vetëm kaq. Më thjeshtë, aq sa duhen për të ndërtuar vetëm 160 m rrugë luksi me kosto alla shqiptare 25 milionë euro/km!
Do na vijë nesër turp nga bijtë tanë, nëse heshtim dhe nuk veprojmë sot shpejt! Sa më shpejt, sepse mund të jemi edhe ne viktima të sistemit të përbindshëm të biznesit të vdekjes të sotëm.



















