Një grua 35-vjeçare u vra në shtëpinë e saj në Bolzano. Alarmi ra pasditen e vonë të së dielës, pas një raportimi. Në banesën në Viale Trieste, policia gjeti trupin e 35-vjeçares. Policia italiane është vënë në kërkim të bashkëshortit shqiptar, i cili mund të drejtohet në Shqipëri.
Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere.
Ai do të ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të kthehej në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës, shkruajnë mediat italiane.
35-vjeçarja banonte në një pallat në afërsi të pishinës publike “Lido”, një zonë rezidenciale, midis lumenjve Isarco dhe Talvera. Trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije.