Irani “në kolaps”! 92 të vrarë që nga nisja e protestave, rritet numri i ekzekutimeve me litar

105
Sigal

Gjatë protestave dy javore në Iran janë vrarë 92 persona, dhe mijëra persona janë plagosur. Lëvizjet protestuese në Iran filluan në 26 shtator kur u vra 22-vjeçarja Amini, për mosmbajtje të duhur të shamisë.

Sipas organizatës joqeveritare OJQ janë vrarë 42 veta nga forcat e sigurisë në Zahendan. Një situatë e patolerueshme ndodhi gjithashtu nga forcat e sigurisë pasi ushtruan dhunë duke gjakosur shumë protestues.

Identiteti i të vdekurve është konfirmuar nga organizata lokale joqeveritare Baluch Activists Campaign (BAC). Në mediat sociale, vetëm të premten janë vrarë dhjetëra persona, dhe janë rritur ndjeshëm ekzekutimet me varje në litar.