Twitter pezulloi llogaritë e disa gazetarëve, BE paralajmëron sanksione! OKB: Liria e medias nuk është lodër

84
Sigal

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë kritikuar vendimin e Twitter për pezullimin e llogarive të disa gazetarëve amerikanë.

OKB shkroi në Twitter se liria e medias nuk është një lodër ndërsa BE-ja ka kërcënuar kompaninë e rrjetit social se do t’i vendosë sanksione.

Melissa Fleming, nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së për komunikimet globale, tha se ishte  e shqetësuar nga raportet se gazetarët po pezulloheshin në mënyrë arbitrare nga Twitter.

Më herët të premten, komisionerja e BE-së Vera Jourova kërcënoi Twitter-in me sanksione sipas Aktit të ri të Shërbimeve Dixhitale të Evropës, e cila kërkon “respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore”.

“Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti,” shtoi ajo.

Musk nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi pezullimet, por tha në një postim në Twitter se “të më kritikosh gjatë gjithë ditës është krejtësisht normale, por të mashtrosh vendndodhjen time në kohë reale dhe të rrezikosh familjen time nuk është gjë normale”.

Twitter kanë bllokuar disa gazetarë të New York Times, CNN dhe Washington Post.