Sondazhi: 70.2% e shqiptarëve të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi, 0.1% e vlersojnë si arritje, 59% mendojnë se politika ka kapur drejtësinë

102

Barometri i Euronews / Qytetarët e pyetur se si funksionon drejtësia  e sotme krahasuar me 5 vite para se të fillonte “Reforma në Drejtësi” për të cilën janë paguar nga BE dhe SHBA rreth 200 mln USD, janë shprehur se :  70.2% mendojnë se është përkeqësuar, nuk ka ndryshuar dhe është shumë më keq se para 5 viteve.

Mbi 59% e shqiptarëve mendojnë se politika e ka kapur drejtësinë duke rrëzuar  propagandën zyrtare dhe të disa ndërkombëtarve. 27.3% mendojnë se është më mirë dhe vetëm 0.1% shumë më mirë dhe 57.2% mendojnë se nuk po dënohen zyrtarët e korruptuar

Reagojnë: Anastasi, Manjani, Likmeta, Av. Ramaj, Brikena Kasmi dhe Frank Shkreli: Sondazhi tregoi realitetin, “Kampionët e Reformës në Drejtësi” të Shqipërisë komuniste, as sot në demokraci nuk i beson më populli!

Sigal

Reforma në Drejtësi është konsideruar si një dështim jo vetëm nga ekspertët, por tashmë edhe nga qytetarët e thjeshtë, të cilët nuk kanë besim te drejtësia e re që pritet të bëhet në vend. Miliona euro fonde nga Bashkimi Europian dhe USAID në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar dëm. Ndërsa qytetarët shqiptarë kanë humbur edhe atë pak besim që kanë pasur te drejtësia duke lënë hije të rënda dyshimi se kjo gjë do të ndryshojë tani shpejt. Qytetarët shqiptarë po përballen me Gjykatat në kolaps dhe institucione që nuk kanë personel për të hapur dyert. Ndërsa Vetting-u është ende në një fazë ku personat, të cilët arrijnë të kalojnë me sukses filtrat janë vetëm ata që patronazhistët i cilësuan si “mbështetës të Partisë Socialiste”.

 Të pyetur se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë. Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%. 
Shqiptarët të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi

Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë. Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët. Tek ata që mendojnë se drejtësia është përkeqësuar, mbizotërojnë meshkujt me 41% dhe 28.8% e zënë gratë. Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia është përmirësuar në 5 vitet e fundit. diferenca është më e vogël, por mbizotërojnë gratë me 28.9% dhe burrat zënë 25.9% të të pyeturve. Të ndara sipas grupmoshave, ata që mendojnë se drejtësia është më mirë janë grupmosha 18-24 vjeç me 36.2%, pasuar nga grupmosha 65-75 vjeç me 34%, 55-64 vjeç që zënë 29.4%, 45-54 vjeç që zënë 24.9%, 25-34 vjeç me 23.9% dhe grupmosha që zë më pak hapësirë në këtë kategori, është 35-45 vjeç me 20.9%. Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia është më keq, mbizotëron grupmosha nga 25-34 vjeç me 41.2% pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç që zënë 38.2%, 55-64 vjeç me 36.6%, 45-54 vjeç me 33.9%, 18-24 vjeç me 28.3% dhe hapësirën më të vogël e zë grupmosha 65-75 vjeç me 23.7%. Shifrat nuk duken aspak premtuese as për të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Të pyetur se si e shohin shqiptarët sistemin e drejtësisë 5 vite më vonë, vetëm 31.1% janë përgjigjur më mirë, shumë më mirë e shohin vetëm 0.2% e tyre, ndërsa 29.9% mendojnë se nuk do të ndryshojë asgjë. 25.4% mendojnë se drejtësia pas 5 vitesh do të jetë më keq dhe 5.6% mendojnë se do të jetë shumë më keq. Të ndarë sipas gjinisë, tek ata që mendojnë se do të jetë më keq, mbizotërojnë burrat me 36.9%, ndërsa gratë zënë 25.2%. Tek ata që presin një përmirësim të sistemit të drejtësisë, mbizotërojnë gratë me 31.7% dhe burrat zënë 30.9%. Ndërkohë të ndarë sipas grupmoshave, tek ata që mendojnë se drejtësia do të jetë më mirë mbizotërojnë grupmoshat 18-24 vjeç dhe 65-75 vjeç. Ndërsa tek ata që mendojnë se drejtësia do të përkeqësohet, mbizotërojnë grupmoshat 25-34 vjeç dhe 35-44 vjeç. Gjetjet janë të Barometrit në Euroneës Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

 

Aurela Anastasi: Ekspertët punojnë, politikanët zgjedhin

Konstitucionalistja Aurela Anastasi deklaroi se çështja e reformës në drejtësi është shumë komplekse. Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Anastasi u shpreh se ekspertët punuan me alternativa për këtë reformë, por nënvizoi se janë politikanët që zgjedhin. “Kjo çështja e reformës është çështje shumë komplekse. Nëse duam të gjejmë problemin tek mënyra si u ngritën institucionet, nëse ishte problemi te ekspertët apo politika, duhen parë të gjitha detajet. Ne prodhuam disa formula të tjera dhe në fund i pamë të tjetërsuara. Nuk i kishim bërë propozimet ashtu si dolën ne fund. Politika jonë përdor diskurs të fortë, ekspertët punojnë me alternativa, politikanët përzgjedhin”, theksoi ajo. Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euroneës Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë. Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.

Ylli Manjani: Drejtësia sot është shumë më keq, korrupsioni u thellua

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se sistemi i drejtësisë sot, është shumë më keq se disa vite më parë. Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Manjani u shpreh se gjatë kësaj kohe korrupsioni është thelluar. “Nuk është më mirë drejtësia sesa ka qenë, është më keq. Qëllimi për të luftuar korrupsionin nuk u arrit, përkundrazi, korrupsioni është thelluar. Qëllimi është që, çfarë ka dënuar drejtësia që të jetë më e besueshme për njerëzit? Drejtësia e sotme ka dënuar një zëvendës ministre për një arkë peshk, e kupton çfarë tmerri është? Ndërkohë, që pritshmëria e dënimit nga drejtësia, është që të dënoheshin kokat e mëdhenj, këtu akoma merren me atë mjekun anestezisht, apo me gjëra që drejtësia është marrë në mënyrën e vet”, theksoi Manjani. Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë. Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.

Shqiptarët notë negative SPAK-ut, zbulon Barometri

35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euroneës Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani. 7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral. 26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK. Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Mbi 59% e shqiptarëve mendojnë se politika ka kapur drejtësinë

59.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur nga politika. Të pyetur, 25.5% e tyre janë shprehur neutral dhe vetëm 10.4% e të pyeturve janë shprehur se drejtësia është e pavarur nga politika. 44.1% e shqiptarëve besojnë se sistemi i drejtësisë kontrollohet nga qeveria, 26% janë neutral dhe 21.6% e të pyetuve mendojnë se drejtësia është e pavarur nga qeveria. Sipas qytetarëve, 43.7% nuk besojnë që SPAK do të hetojë të gjithë politikanët e lartë, 28.4% janë neutral dhe 21.2% e tyre besojnë se SPAK do të hetojë të gjithë politikanët e lartë. Pavarsishtë gjyqtarëve që nuk ja dolën të kalonin filtrin e Reformës së re në Drejtësi, 59.8% e shqiptarëve nuk mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk është pastruar nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. 22.6% e shqiptarëve janë neutral, ndësa 15.2% mendojnë se sistemi i drejtësisë është pastruar nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Sitemi i drejtësisë nuk ia ka dalë të japë rezultat në dënimin e politikanëve të korruptuar për 57.2% të shqiptarëve, 23.6% e tyre janë neutral dhe vetëm 17.2% e tyre mendojnë se ia ka arritur. Po ashtu, as per rezultatet ne luftën mbi krimin e organizuar, shqiptarët nuk janë optimistë, pasi 53.9% e tyre mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk ka pasur rezultat. 22.3% janë neutral dhe vetëm 22.1% mendojnë se sistemi i drejtësisë po jep rezultat në luftën kundër krimit të organizuar. 49.7% e shqipëtarëve mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk ia ka dalë të ofrojë më shumë drejtësi për qytetarët. 27.2% janë neutral ndërsa vetëm 20.6% e tyre besojnë se ka drejtësi për qytetarët. Gjetjet janë të Barometrit në Euroneës Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Socialistët dhe demokratët të ndarë në vlerësimin e Reformës në Drejtësi

Reforma në Drejtësi në këto 5 vite, ia ka dalë të fitojë besimin e socialistëve, por nuk mund të themi të njëjtën gjë kur bëhët fjalë për demokratët. Të pyetur për ecurinë e kësaj reforme në këto 5 vite, tek ata që mendojnë se drejtësia ka ecur mirë, mbizotërojnë ata që janë votues të PS-së me 55.4%, ndërsa votuesit e së djathtës zënë vetëm 8.2%. Por demokratët mbizotërojnë tek ata që mendojnë se drejtësia 5 vitet e fundit ka ecur keq me 65.9%,  ndërsa socialistët zënë 7.2% në këtë kategori. Reforma në drejtësi ka arritur të sigurojë besimin e socialistëve, por jo të demokratëve të cilët besojnë se drejtësia edhe në 5 vitet e ardhshme do të vijojë të jetë e munguar. Tek ata që mendojnë se në 5 vitet e ardhshme drejtësia do të ecë keq, janë 62% votues të PD-së dhe vetëm 6.1% votues të PS-së. Ndëkohë tek ata që besojnë në ecurinë e Refomës në Drejtësi, 63.5% e zënë votuesit e PS-së dhe vetëm 7.5% janë votues të PD-së. Gjetjet janë të Barometrit në Euroneës Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Brikena Kasmi: Sondazhi tregoi të vërtetën

59.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur nga politika. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 25.5% e tyre janë shprehur neutral dhe vetëm 10.4% e të pyeturve janë shprehur se drejtësia është e pavarur nga politika. Ish-zv/ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi u shpreh se sondazhi i Euronews Albania ka treguar një të vërtetë. “Ka një lajm të mirë, që sondazhet kanë vërtetuar, vërtetësinë e tyre. Ka ende institucione me kredibilitet të lartë që mund të na sjellin perceptimin e publikut. Është një shifër shumë e lartë kjo për drejtësinë. Publiku nuk ka një komunikim të drejtpërdrejtë me zgjedhjet apo alternativat që prezantohen. Ne si publik, ia kemi lënë politikës në dorë që të përzgjedhë alternativat. Kjo reformë në drejtësi nuk ka prodhuar rezultatin konkret”, u shpreh ajo.

Besar Likmeta: Ka përkeqësim sa i përket transparencës në sistemin e drejtësisë

Gazetari Besar Likmeta thotë se ka një përkeqësim, sa i takon transparencës së sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Likmeta u shpreh se edhe pas 30 vjetësh, qytetarët shqiptarë ende nuk kanë drejtësi. “Për transperencën, mund të themi që ka një përkeqësim të transparencës së sistemit të drejtësisë. Që nga institucionet që e drejtojnë sistemin, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli  iLartë i Prokurorisë, nuk i japin qasje gazetarëve, publikut për vendimet. Pas 30 vjetësh, unë si qytetar shqiptar, të jem në nevojën e lëmoshës për të marrë drejtësi, kjo nuk është arritje, është një dështim i madh”, theksoi ai. Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërsa 28.1% e tyre janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë. Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%.

Av. Redi Ramaj: Rezultatet e SPAK janë periferike, është dështim total!

Avokati Redi Ramaj u shpreh në një intervistë se rezultatet e SPAK janë periferike dhe se kjo strukturë mund të kishte bërë më shumë në luftën ndaj korrupsionit. “SPAK dhe GJKKO nuk kanë justifikime sa i përket burimeve njerëzore dhe kapaciteteve. Kërkesat penale të drejtuar kundrejt SPAK për dosje korrupsioni do të ishin të larta që në ditën e krijimit të tij. Në 3 vite nuk ka justifikime për burime njerëzore dhe financave. Krijuesit e Reformës në Drejtësi nuk kanë menduar sesi të zëvendësojnë gjyqtarët e shkarkuar, atëherë kemi të bëjmë me një dështim total. Rezultatet janë periferike”, u shpreh Redi Ramaj. 35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyeturit, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani. 7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral. 26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.

Frank Shkreli: “Kampionët e Reformës në Drejtësi” të Shqipërisë, që as sot nuk i beson populli!

Pasazhe nga shkrimet e Frank Shkreli, ish Drejtor i VOA për Euro-Azinë

“Një prokuror i ish-regjimit komunist dekorohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit”: “Por, të pakën në minimum nuk do duhej që përfaqësues të politikës dhe të dretësisë ish-staliniste/enveriste të rekomandoheshin nga ndërkombëtarët për dekorata nga ente ndërkombëtare prestigjoze siç është Departamenti Amerikan i Shtetit. Mendoni pak se çfarë simboli i dërgohet popullit shqiptar me një rekomandim të tillë për një ish-prokuror, të ish-regjimit varret e të cilëve as sot nuk gjenden nga familjet e tyre… Monumente paturpësie të asaj periudhe terroriste dhe kriminale ke sot në zyrat më të larta vendimmarrëse të politikës dhe të drejtësisë në Tiranë, si në asnjë vend tjetër ish-komunist. Kjo është një situatë e patolerueshme për një vend anëtar të NATO-s! Duhet të ishte e patolerueshme edhe për ndërkombëtarët. Drejtësi që ushtrohej dhe që zbatohej nga Dvorani me shokët e tij të shkolluar në frymën e drejtësisë marksiste-leniniste-staliniste. Abuzuesit e të drejtave më themelore të njeriut në regjimin komunist, sot na qenkan mbrojtësit më të zellshëm dhe luftëtarë të korrupsionit, meritues të dekoratave nga DASH?!” link: https://telegraf.al/politike/frank-shkreli-nje-prokuror-i-ish-regjimit-komunist-dekorohet-nga-departamenti-amerikan-i-shtetit/

“Kampionët e Reformës në Drejtësi” të Shqipërisë”: “S’do mend se Shqipëria ka nevojë për ndryshime radikale në sistemin juridik, por nuk besoj se një paradë e tillë në televizion me njerëz që nuk kanë të bëjnë me drejtësinë dhe me disa përfaqësues të drejtësisë, ish-komuniste, i shërben kauzës së Reformës në Drejtësi në vend. Përderisa politika dhe drejtësia shqiptare nuk merren seriozisht me trashëgiminë dhe me të kaluarën e krimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, prej gjysëm shekulli – ashtu siç kanë bërë shumica e ish-vendeve komunkiste të Evropës – në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi.”link: https://telegraf.al/politike/frank-shkreli-kampionet-e-reformes-ne-drejtesi-te-shqiperise/