Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili: Mbështetje të plotë zbatimit të dekriminalizimit

447
Sigal

Petrit Vasili:
Mbështetje të plotë zbatimit të dekriminalizimit

Vasili: Përpara
ligjit, të gjithë të barabartë

Vasili:
Dekriminalizimi standard i panegociueshëm për LSI

Vasili:
Dekriminalizimi i plotë, garanci për reformën në drejtësi

Vasili:
Dekriminalizimi, premisa bazë për zgjedhje të lira e të ndershme

 

Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së z. Petrit
Vasili, në një deklaratë për mediat, thekson se mbështet zbatimin e ligjit e
dekriminalizimit.

Sipas z. Vasili, dekriminalizimi është një standard
i panegociueshëm i LSI-së dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë.

“Mbështetje të plotë për zbatimin e ligjit për
dekriminalizimit. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Dekriminalizimi
është një standard i pa negociueshëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim”,-
theksoi z. Vasili.

Duke theksuar rëndësinë që ka zbatimi i ligjit për
dekriminalizimin, z. Vasili nënvizoi se ky ligj është garancia për suksesin e
reformës në drejtësi dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Dekriminalizimi i plotë është garanci për reformën
në drejtësi. Zbatimi i këtij ligji është premisa bazë për zgjedhjet e lira dhe
të ndershme”, – tha kryetari i grupit parlamentar të LSI-së.