Grafika e shpërndarjes së shpërblimeve për pensionistët

540
Sigal

Mbështetur në VKM nr. 885, datë 16. 12 . 2016 “Për
shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit, 2016”, Instituti i
Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare sh.a., firmosën sot marrëveshjen ku Posta
Shqiptare merr përsipër të kryejë pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit
pensionistëve, në qendrat e saj paguese, duke organizuar punën sipas një
grafiku të veçantë të miratuar për këtë qëllim, me orar veprimi nga ora 7.30
deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 21.12.2016.

Pagesat e shpërblimit evidentohen me listëpagesë të
veçantë. Listëpagesat do jenë ato që përdoren për pagesat e pensioneve. Në
rastet e pagesave për persona të autorizuar, dokumentet e identifikimit do të
jenë ato që shërbejnë edhe për pagesën e pensionit.

 GRAFIKU I PAGESAVE 

Pagesa e Shpërblimit do
të kryhet në qendrat paguese të pensioneve në të gjithë vendin duke filluar nga
data 21 deri me datë 30.12.2016, si më poshtë:

 

DATA E PAGESËS

SË SHËRBLIMIT

PENSIONISTËT

E DATËS/DATAVE

21.12.2016

21.12.2016         dhe      1, 2 dhjetor 2016

22.12.2016

22.12.2016         dhe      5, 6 dhjetor 2016

23.12.2016

23.12.2016         dhe      7, 8 dhjetor2016

24.12.2016

24.12.2016         dhe     9, 12 dhjetor 2016

26.12.2016

26.12.2016         dhe    
13, 14 dhjetor 2016

27.12.2016

27.12.2016         dhe     15, 16 dhejtor 2016

28.12.2016

28.12.2016         dhe     19, 20 dhjetor 2016

29 – 30.12.2016

29.12.2016    dhe ato që kanë mbetur pa tërhequr më
parë

 

Grafiku i shpërndarjes së pagesave është pjesë e
marrëveshjes midis ISSH dhe POSTËS SHQIPTARE sh.a.

 

Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 30
dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në Janar e në
vazhdim.

 

 Instituti i Sigurimeve Shoqërore     Posta Shqiptare Sh.a