Gjendet i mbytur një 50 vjeçar në zonën e Lanabregasit

145
Sigal

Një 50-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e djeshme në liqenin në zonën e Lanabregasit në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë, 50-vjeçari nuk është identifikuar ende teksa nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune në trup.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.