Mund të ndodhë këtë verë, Barcelona bën gati ofertat për rikthimin e Mesit dhe transferimin e yllit të Sitit

145
Sigal

Barazimi pa gola përballë Vajekanos së Ivan Balliut, duke se e ka nxehur shumë Çavin, i cili i ka kërkuar drejtuesve dhe dy transferime të tjera këtë verë.

I pari është legjenda argjentinase e futbollit, Leo Mesi, i cili u largua verën e kaluar drejt PSG-së. Çavi kërkon me ngulm që ta afrojë argjentinasin që në këtë merkato dhe i ka kërkuar drejtuesve që të bëjnë gati një ofertë për të bindur kampionët e Francës.

Asgjë nuk pritet të jetë e lehtë, pasi PSG ende nuk ka ndërmend që ta largojë Mesin, por nëse një ofertë bindësve vjen në zyrat e klubit, atëherë çdo gjë mund të ndodhë.

Lojtari tjetër që tekniku katalanas kërkon në skuadër është edhe Bernardo Silva.

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardioola, ngulmon se portugezi nuk është në shitje, por drejtuesit e klubit spanjoll kanë bërë gati 80 milionë paund drejt sheikëve, për ta lënë të lirë yllin portugez.