Qëlloi më armë punonjësin e IMT-së, jepet vendimi për Qani Muçën

128
Sigal

Qani Muça, 55-vjeçari që plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli, është lënë ditën e sotme në burg. Muça doli sot përballë trupës gjykuese aty ku u njoh me masën e sigurisë. Muça qëlloi mbi Gavellin, teksa ky i fundit ishte duke monitoruar aksionin për shembjen e banesës së 55-vjeçarit.

“Unë instiktivisht jam hedhur dhe ja kam kapur pasi isha në distancë 2-3 metra larg tij. Në momentin që i kam kapur armën, ai e ka shkrepur dhe kam ndjerë që plumbi më preku në pjesën e barkut. Kam vazhduar të përleshem me të për t’i hequr pistoletën, por mesa mbaj mend pistoleta ka shkrepur për herë të dytë, ndërsa unë vazhdoja ta mbaja të bllokuar nga duart”, dëshmoi punonjësi i IMT-së në polici.

Ngjarja ka ndodhur ditën e 14 gushtit, rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti”, ndërsa konflikti erdhi si pasojë e një vendimi të firmosur nga punonjësi i IMT-së për shembjen e shtëpisë së 55-vjeçari Qani Muça. Nga hetimet e provat materiale ka qëlluar dy herë me armë pistoletë. Një plumb ka kapur Gavellin duke kaluar tej përtej në bark e një plumb një mjet të parkuar aty. Megjithatë fatmirësisht nuk i ka rrezikuar jetën. Ndaj Muçës janë ngritur dy akuza pas ngjarjes së rëndë, ato për “vrasje ndaj funksionarëve publike” mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.