Tenderi i sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, SPAK merr në pyetje ish zv-ministrin Klodian Rjepaj

Ish zv-ministri Klodian Rjepaj i ministrisë së Shëndetësisë është pyetur në SPAK në lidhje me hetimet në kuadër të koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Mësohet se Rjepaj është pyetur për gjashtë  orë me radhë ku ka dhënë sqarimet e tij para hetuesve të çështjes.

Kujtojmë se i pari që u mor në pyetje nga SPAK ishte anëtari e Komisionit të Koncesionit, Saimir Kadiu.
NOA

Tenderi për sterilizimin për setet kirurgjikale është nën hetim prej tre vitesh, ndërsa Lala raporton se SPAK po shkon drejt fundit të hetimeve.