Policia: Largohuni për 5 minuta, do ju shpërndajmë me forcë

548
Sigal

Policia u bën thirrje protestuesve që të largohen ose do shpërndahen me forcë. Situata para parlamentit vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.

Së fundi, policia po vijon t’i bëjë apel protestuesve që të shpërndahen dhe të heqin dorë nga dhuna, pasi në të kundërt do të ndërhyhet forcërisht nga forcat e rendit.

Në apelin nëpërmjet altoparlantëve, policia ka lënë 5 minuta afat, që turma të shpërndahet dhe të mos qëllojë me sende të forta drejt policisë.  Ndërkohë pranë turmës kanë shkuar edhe kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe disa ish deputetë të kësaj force politike.

TË NDERUAR QYTETARË!
 Nga protuestuesit po kryhen akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë, po cënohet rendi publik dhe siguria e qytetarëve.
I NDERUAR ZOTI GAZMEND BARDHI !
 Si organizator i tubimit , ju lutemi kërkoni nga protestuesit të ruajnë qetësinë.
 Protestuesit duhet të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.
 Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime të dhunshme
 Veprimet e protestuesve janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal.
 Në rast se për 5 minuta nuk do të ndërprisni veprimet e kundraligjshme turma do të shpërndahet forcërisht nga Policia e Shtetit e cila do të përdorë forcën dhe mjetet e saj, sipas ligjit.