Rezidenca e Trump, shqetësim për inteligjencën amerikane. Çfarë fshihet në kompleksin madhështor të ish-presidentit

58
Sigal

Rezidenca e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, e cila u bastis nga FBI prej kohësh ka qenë një shqetësim për inteligjencën amerikane, shkruan CNN.

“Atmosfera e saj plot klube, lista e madhe e të ftuarve dhe pronari llafazan kombinohen në një “makth” për mbajtjen e sekreteve më të afërta të qeverisë”, tha një ish-zyrtar i inteligjencës.

Tani, rezidenca me 114 dhoma dhe ndërtesat e saj të ndryshme janë në qendër të një hetimi të Departamentit të Drejtësisë për trajtimin e materialit presidencial nga Trump.

Pas një kërkimi prej disa orësh në pronë javën e kaluar, agjentët e FBI-së sekuestruan 11 grupe dokumentesh, disa më shënimin e materialeve sekrete të qeverisë amerikane.

Në shumë mënyra, kompleksi prej 20 hektarësh i Trump në Palm Beach, Florida, përbën mishërimin fizik të asaj që disa ish ndihmës e përshkruajnë si një qasje e rastësishme nga ana e ish-Presidentit ndaj dokumenteve dhe informacioneve të klasifikuara.

“Mar-a-Lago ka qenë një vend poroz që kur Trump shpalli kandidaturën e tij dhe filloi të fitonte zgjedhjet paraprake disa vite më parë”, tha Aki Peritz, një ish-analist i CIA-s kundër terrorizmit.

Kur Trump u largua nga zyra në janar 2021, ai menjëherë shkoi në Mar-a-Lago, i lënduar nga një humbje që ai refuzoi ta pranonte.

Kjo rezidencë ishte gjithashtu destinacioni për dhjetëra kuti kartoni, të paketuara me nxitim në ditët e fundit të administratës së tij dhe të dërguara me kamionë të bardhë në Florida.