Aksidenti i rëndë në Durrës, makina përplas këmbësorët dhe largohet me shpejtësi, një prej të plagosurve përpiqet ta ndjekë (VIDEO)

244
Sigal

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në lagjen nr 11 në Durrës, ku dy këmbësorë u përplasën nga një automjet ( fillimisht u raportua se ishte përplasur një grua).

Sipas informacioneve për mediat, këmbësorja e përplasur është shtetase italiane, rreth 70 vjeç, pasi sipas dëmitarëve në vendgjarje, është dëgjuar të flasë vetëm italisht.

Ajo mori disa plagë nga përplasja e fortë dhe u dërgua menjëherë në spital. Ndërkohë në një video të publikuar nga mediat, shihet edhe momenti i përplasjes, pasi shoferi futet me shpejtësi në një kryqëzim dhe merr përpara dy persona, një burrë dhe gruan italiane, të cilët po ecnin bashkë dhe po kalonin në anën tjetër të rrugës.

Pas përplasjes shoferi largohet me shpejtësi nga vendgjarja duke i lënë shtrirë në tokë, ndonëse burri arrin të ngrihet dhe e sheh nga pas teksa largohet. Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin/en e mjetit.