Meta në Azerbajxhan: Konflikti në Ukrainë tregoi sa investim i mençur dhe vizionar ka qenë TAP

287
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në punimet e Forumit IX Global të Bakusë, ku u diskutua situata aktuale në botë. 

Kreu i shtetit, shprehet, duke ndarë foto nga ky Forum, se lufta në Ukrainë dhe zhvillimet e fundi tregojnë sa investim i mençur dhe vizionar ka qenë projekti i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline.

Në Baku, kreu i shtetit ka falenderuar presidentit azer, Ilham Aliyev për ndërtimin e gazjellësit nga Azerbajxhani në Shqipëri, i cili vijon më pas drejt Italisë.

Postimi
Konflikti në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit tregojnë se sa investim i mençur dhe vizionar ka qenë TAP.

Në punimet e Forumit IX Global të Bakusë shpreha edhe një herë mirënjohjen time për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP.

Rëndësia e këtij projekti shumëfishohet si burim alternativ energjie për rajonin dhe të gjithë Europën.