Lihet në burg 48-vjeçari/ Si prifti 72-vjeçar fshehu në kopsht shqiptarin që e kishte kthyer shtëpinë e belgut në fermë kanabisi

189
Sigal

Një 48 vjeçar shqiptar e kishte kthyer shtëpinë e një të moshuari belg në një fermë kanabisi. Gjithçka ai e kishte kryer me ndihmën e vetë priftit 72-vjeçar belg dhe tre personave të tjerë. Në fakt plantacioni i kanabisit u zbulua pas një vjedhje në banesë.

Kur pronari 89-vjeçar i një shtëpie e marrë me qira nga një pastor  në qendër të Hallës të Belgjikës thirri policinë për shkak se banesa ishte dëmtuar.

Një nga personat që jetonte brenda shtëpisë ishte një 48-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në kopsht dhe pastori 72 vjeçar Raymond Decoster u përpoq që ta fshihte.

Kur pronari ka shkuar në vendngjarje, ai ka gjetur shqiptarin në kopshtin e shtëpisë dhe ka vënë re një erë të fortë kanabisi. Më pas u krye kontrolli në banesë dhe rezultoi se strehonte një plantacion me 800 bimë kanabisi.

Vetë shqiptari ka rrëfyer para policisë se kishte tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin.

Ai tha se nuk e dinte se kush ishte pas plantacionit të kanabisit. Ndërsa vetë policia kërkoi 18 muaj burg ndaj 48 vjeçarit dhe një personi tjetër gjurmët e të cilit i ishin gjetur gjurmët e gishtave në plantacion.

“Klienti im pranon se ishte thirrur për t’u kujdesur për bimët e kanabisit, por ai nuk kishte të bënte me qiranë e shtëpisë dhe ndërtimin e plantacionit të kanabisit”, është shprehur avokati i 48-vjeçarit shqiptar.