Zyrtarizohet marrëveshja, Ardit Krymi prezantohet në radhët e klubit që do të luajë në Ligën e Kampioneve

173
Sigal

Ardit Krymi do të vazhdojë karrierën e tij me skuadrën e Shakhtor Soligorsk. Klubi i cili fitoi titullin kampion në Bjellorusi dhe do të luajë në Ligën e Kampioneve këtë verë, ka zyrtarizuar marrëveshjen që përflitej prej kohësh me mesfushorin shqiptar, i cili do të nisë menjëherë përgatitjet me klubin e ri.

“Mesfushori shqiptar me tipare mbrojtëse, Ardit Krymi, ka firmosur një kontratë me klubin tonë.

Krymi është i lindur në qytetin e Shkodrës dhe ka dalë nga klubi i futbollit lokal, Vllaznia. Aty ai ka nisur karrierën e tij profesioniste dhe ka luajtur deri në fund të kontratës së tij para se të transferohej te Shakhtar.

Në total, Arditi ka luajtur 239 ndeshje për Vllazninë, në të cilat ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Ai është dy herë fitues i Kupës së Shqipërisë (2020/21; 2021/22)”, shkruhej në njoftimin e klubit bjellorus.

Shakhtor Soligorsk luan në turin e parë të Ligës së Kampioneve ndaj sllovenëve të Maribor.