Nëse nuk keni pasur Covid deri më tani, ndoshta nuk keni miq, pohon një nga mjekët kryesorë të Koresë së Jugut, i cili fshiu postimin e tij në Facebook menjëherë pas publikimit.
“Të rriturit që nuk janë infektuar me Covid kanë probleme në marrëdhëniet ndërpersonale”, shkroi Ma Sang-hyuk, nënkryetar i Shoqatës së Vaksinimit të Koresë së Jugut, në Facebook.
Komentet e tij, të cilat u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, shkaktuan një mal me kritika nga njerëz që nuk janë sëmurë deri më tani, dhe që nuk konsiderohen si antisocialë.
Mjeku më vonë e fshiu postimin, duke pretenduar se kishte përdorur një metaforë dhe se nuk e kuptonin mirë.
“Doja të theksoja se sa e vështirë është për këdo që të shmangë virusin në një situatë me një shkallë të lartë infeksioni aty pranë,” u përpoq të shpjegonte ai më vonë në një intervistë me një gazetë koreane.
Por ai nuk është i pari që përdor “metafora” të ngjashme.
Infektologia meksikane Brenda Krabtre shkroi në një artikull një muaj më parë: “Nëse nuk keni miq që janë të infektuar tani, nuk keni miq.”
Të dyja deklaratat u bënë në kohën kur vendet e tyre u tronditën nga një valë e re e koronavirusit.