Në konferencën urgjente për shtyp, lideri historik demokrat Sali Berisha tha se kjo situatë është e ngjashme me fillimin e viteve ’90, kur komunistët bënin përpjekje për të shkatërruar iniciativat për pluralizmin.
“Unë dola para jush sepse Edvin Kristaq Rama, njëlloj si dajë Koleka e tij në vitin 1991, më 11 dhjetor propozonte që t’i futeshin tanke pluralizmit, edhe ky pasardhës besnik i tij, me peng-Bashën, përpiqet që të minojë përpjekjen madhore të shqiptarëve, revolucionin paqësor.
E them këtë sepse sot, pasi prej disa ditësh u dorëzuan në selinë e PDm 4200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD, të cilët konstatojnë dhe ndjejnë se në Shqipëri, PD është shndërruar në një fasadë të pushtetit, 4200 guximtarë dhe guximtare u ngritën mbi të gjitha format banale, të pandershme dhe të turpshme të presioneve dhe firmosën për rivendosjen e pluralizmit, për çmontimin e narkoshtetit, firmosën për një të ardhme për shqiptarët në vendin e tyre.