Bumçi përplaset me Bashën: Kuvendi mblidhet në 11 dhjetor, 4200 firma nuk shumëzohen me zero

152
Sigal

Anëtari i kryesisë dhe ish-deputeti Aldo Bumçi ka pasur debate të forta me Lulzim Bashën sa i takon ndryshimit të datës dhe shkeljet statutore të partisë.

Po ashtu, Bumçi ka deklaruar se kriza që po kalon PD aktualisht ka për përgjegjës vetëm Lulzim Bashën.

“Ne jemi në krizë se humbëm zgjedhjet për herë të dytë, dhe këtu kemi përgjegjësi të gjithë. Por përgjegjësinë më të madhe, si në çdo parti tjetër e ka kryetari.

Sot mbas dy humbjesh radhazi, mbasi demokratet ju ndoqën në çdo aksion si asnjë lider tjetër, protesta, djegie, mandatesh, çadra etj. Braktisje zgjedhjesh lokale, përgjegjësia e madhe është juaja z.Basha. Ndryshe nga Berisha në 2001 apo Rama në 2009, Basha zgjodhi mos të ndërmerrte asnjë kushtëzim për qeverinë.

Çfarë mund t’i thotë më votuesit shqiptar Lulzim Basha mbas 8 vitesh, çfarë aksioni do t’i propozoje që nuk e bëri? Kriza e dytë buron nga braktisja e masakrës zgjedhore. Me raportin me kritik për zgjedhjet nuk u ndërmor asnjë hap.

Vendimin për përjashtimin e Berishës u mor pa respektuar askënd, e mori i vetëm duke futur në krizë opozitën dhe jo qeverinë. Të mbështetet propozimi i zotit Paloka, dhe të përdoren negociatat si zgjidhje.

Nuk mund të shumëzohen me zero mbi 4200 firma. Ato janë fuqia reale. Lulzim Basha me qëndrimin e tij po fut në krizë PD-në. Është krizë e Bashës dhe jo e të tjerëve. Thelbi është që PD është në krizë për shkak të kryetarit dhe jo të tjerëve”, i është drejtuar Bumçi, Bashës.

Por kreu aktual i PD ka deklaruar se data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar me vendim të Kryesisë së PD do të jetë 18 dhjetori, ndërsa ka shtuar se 11 dhjetori është miting i ish-kryeministrit Sali Berisha.