Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit, Meta: Strategji për të njollosur luftën e UÇK-së

303
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat, foli ndër të tjera edhe për akt-akuzat e Prokurorisë Speciale në Kosovë për krīme lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Meta tha se kjo është një strategji provokative për të njollosur luftën e UÇK-së, duke shtuar se është i bindur se Thaçi e Veseli do të përballojnë me sukses e përgjegjshmëri çdo akuzë, duke konfirmuar luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Ky është një zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt që do të përballohet me urtësi, unitet dhe largpamësi nga jo vetëm nga këta dy personalitete, që ka qenë edhe drejtues i UÇK-së dhe Veseli, vlerësoj se nuk është sfidë personale, e jam i bindur se kjo do të përballohet me dinjitet, jashtë kalkulimeve afat-shkurtra të politikanëve në Kosovë.

Nuk është hera e parë që në Kosovë ka akt-akuza, ndaj palës që donte të mbronte popullin e Kosovës.

Duket strategji për të njollosur UÇK-në, që luftoi kundër pushtuesit serb. Dua të shpreh solidaritetin tim me presidentin e Kosovës dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Jam i sigurt se ata do e përballojnë me dinjitet, duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇK-së. Të minohet strategjia e për të njollosur UÇK-në”, deklaroi Meta.