Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, skuadrat që do të përballen

349
Sigal

Kupa e Shqipërisë këtë edicion është një shans i artë për tre nga katër ekipet pjesëmarrëse për të shpëtuar sezonin apo për të siguruar një vend në kupat e europës.

Kupa është një objektiv edhe për Tiranës, e cila pavarësisht se është shumë pranë titullit kampion, këtë sezon dëshiron të fitoj gjithçka.

Kupa është mundësia e vetme për Kukësin për të mbyllur sezonin me trofe por është gjithashtu një turne ku edhe Teuta e Bylis, dy ekipet e tjera pjesëmarrëse na fazën gjysmëfinale, kërkojnë ti shkojnë deri në fund. Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u hodh shorti i cili vendosi përballë këto çifte:

Kukësi-Teuta
Bylis-Tirana

Sipas kalendarit, ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik, ndeshja e dytë luhet në 15 korrik. Ndërsa finalja do të zhvillohet në 2 gusht.