Përparim Spahiu: Shqiptarët po jetojnë kohët më mizerie ekonomike

281
Sigal

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu deklaron se shqiptarët po jetojnë qeverisjen më të dështuar në 30 vite. Në reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu thekson se shqiptarët po jetojnë kohët më mizerie ekonomike, pasi paguajnë më shumë për energjinë elektrike dhe ujin kur të ardhurat i kanë më të pakta.

 “Shqiptarët po jetojnë kohët më mizerie ekonomike.

Paguajnë më shumë për energjinë elektrike dhe ujin kur të ardhurat i kanë më të pakta.

19% e qytetarëve të vendit tonë nuk kanë mundësi të sigurojnë furnizimeve jetike të ushqimit dhe veshjes.

Gjysma e tyre e privuar nga i ngrohti.

65 për qind e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të bëjnë pushime.

Është normale kur:

Paguan më shumë taksa një qeverie të mbytur në korrupsion”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.