Gjiknuri vijon teatrin. Bën sikur pret opozitën

252
Sigal

Damian Gjiknuri bën sikur nuk ka kohë. Ndonëse opozita kërkoi shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e premte, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore,  i ka përsëritur thirrjen  përfaqësuesve të PD dhe LSI që të konfirmojnë prezencën në mbledhjen e sotme.

Gjiknuri thekson se maxhoranca është e gatshme të takohet edhe të enjën edhe të premten, por sipas tij koha është shumë e çmuar në kushtet ku sipas tij Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 korrik.

“Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë” ka shkruar ai.