Qeveria mbylli Universitetet, por deputeti i PS grumbullon studentët (VIDEO)

231
Sigal

Studentët nuk lejohen të futen në auditore qoftë edhe për të dhënë provime, kurse Ulsi Manja, kandidati për deputet në listat e PS-së që qëndron në vendin e gjashtë në qarkun e Tiranës, ka vendosur që t’i mbledhë në kinema.

Në kuadër të fushatës para zgjedhjeve të 25 prillit, Manja ka mbledhur një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në kinemanë “MAKS VELO”.

Krah videos, Manja shkruan se takimi është zhvilluar për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi dhe tema të tjera mbi drejtësinë në Shqipëri. Po ashtu, Manja e vendosi maskën sapo u ul.