19 vjeçari shqiptar bën “çmendurinë”, përplas katër automjete dhe sulmon policinë në gjendje të dehur

278
Sigal

Një i ri shqiptar, 19 vjeçar, i dehur mësohet se ka përplasur mbrëmjen e djeshme një taksi në Milano, dhe më pas gjatë arratisjes është përplasur edhe me 3 automjete të tjerë, ku gjatë ndalimit nga policia ka sulmuar edhe oficerët e policisë, gjë të cilën e ka bërë edhe gjatë mjekimit në spital.

Protagonist i kësaj nate të çmendur është një 19 vjeçar shqiptar, me letra të rregullta në Itali dhe me precedentë penalë, i cili përfundimisht u arrestua në akuzën e rezistencës, dhunës dhe kërcënimit ndaj një zyrtari publik.

‘Shfaqja’ e tij filloi pak pas mesnatës, kur por ngiste një makinë ‘Volvo’, nga ku goditi një taksi. Pas aksidentit, 19-vjeçari dhe u largua, me shoferin e makinës së bardhë që ra menjëherë pas gjurmës së tij. Gjatë arratisjes, 19-vjeçari përplasi tre makina të tjera që ishin parkuar dhe më pas u përplas me një bordurë, ku shkatërroi njërën gomë dhe pjesën e përparme të automjetit të tij.

Pasi u detyrua të ndalonte, 19-vjeçari u takua nga shoferi i taksisë, i cili filloi të godiste dritaren duke i kërkuar që ta hapte dhe të dilte nga makina. Pikërisht atëherë kaloi një nga patrullat që u afrua menjëherë pasi pa skenën. Pasi rindërtuan incidentin, agjentët i kërkuan 19-vjeçarit të dilte nga automjeti, por si përgjigje ai vazhdoi të sulmonte efektivët.

Policët vendosën të thyejnë xhamin dhe të nxjerrin të riun nga kabina, i cili menjëherë u hodh në sulm kundër tyre, duke u përpjekur t’i godiste me grushte. Edhe pse i mbërthyer nga policët, i riu që ishte dukshëm  ç’fazuar si pasojë e konsumimit të tepërt të pije alkoolike, u dërgua në spital për ekzaminim. Edhe atje tërbimi i tij nuk u qetësua dhe në dhomën e urgjencës ai përsëri u përpoq të sulmonte oficerët, të cilët më pas e shpallën të arrestuar’,- shkruajnë mediat italiane për rastin.