EMRI/ Kuvendi miraton drejtoreshën e re të INSTAT

123

Elsa Dhuli është emëruar drejtoresha e re e përgjithshme e Institutit të Statistikave.

Emërimi i saj u votua në seancën e sotme të Kuvendit, ku mori 89 vota pro, 8 kundër dhe 13 abstenim. Dhuli drejtonte INSTAT prej 2019, por si drejtoreshë e komanduar.

Në Kuvend u votua sot po ashtu me 111 vota pro rezoluta për antisemitizmin, ”për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizimin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”.