COVID-19/ Flet rektori i UT, çfarë do të ndodhë me tarifat e studimit

82

Disa ditë përpara fillimit të vit akademik 2020-2021, rektori i Universitetit të Tiranës, në një konferencë për mediat tha se mësimi mund të bëhet i kombinuar mes platformës online dhe në autoditore, duke marrë shkas nga situata me Covid-19.

Gjithashtu, Hoxha sqaroi dhe ndryshimet lidhur me tarifat e studimit.“Tarifat e studimit janë ato të përcaktuara me paktin për universitetin. Kjo do të thotë, përgjysmim, mbështetje e studentëve në nevojë, ekselentët, përgjysmim i tarifave për studentët e ciklit të parë. Nuk ka ndryshuar asgjë” tha rektori.