Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari njoftoi se gjatë kësaj fundjave që po lëmë pas, së bashku me Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin kanë zhvilluar takime në Pogradec, Maliq, Korçë e Kolonjë.
“Kushtet e vështira atmosferike nuk e ndalën energjinë pozitive të LSI në Qarkun e Korçës. Entuziasmi i të rinjve dhe veçanarisht i gruas Korçare, është forcë për ne, për të vazhduar përpara me më shumë energji në shërbim të gjeneratës së re për t’a bërë Korçën edhe Shqiperinë Shtëpinë Tonë”, – shprehet Braimllari në mesazhin e përcjellë në rrjetet sociale.
Postimi i tij i plotë:
Bashkë me Kryetaren e LSI Monika Kryemadhi këtë fundjavë zhvilluam takime në Pogradec, Maliq, Korçë, Kolonjë.
Kushtet e vështira atmosferike nuk e ndalën energjinë pozitive të LSI në Qarkun e Korçës. Entuziasmi i të rinjve dhe veçanarisht i gruas Korçare, është forcë për ne, për të vazhduar përpara me më shumë energji në shërbim të gjeneratës së re për t’a bërë Korçën edhe Shqiperinë Shtëpinë Tonë