I ftohti nuk ndalet me kaq, do të mbizotërojë vendin edhe javën e ardhshme (PARASHIKIMI)

171
Sigal

Moti i ftohtë e me tepmeratura të ulëta do të vijojë të përfshijë Shqipërinë, edhe për të paktën pesë ditët e ardhshme, sipas Meteoalb, e hëna, e marta dhe e mërkura, parashikohen të jenë ditë me temperature të ulëta, por pa reshje.

Vranësirat do të jenë prezente pothuajse në të gjithë ditën. Të enjten, parashikohet të ketë alternime vranësirash ndërsa e premtja mbyllet me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

“Era nesër do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Me kalimin e ditëve itensiteti i erës bie por ajo do të vijoj të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s. Për tu theksuar është se për shkak të temperaturave acarta pritet që ngricat dhe akullëzimi të jenë tepër të forta në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht përgjatë orëve të natës dhe orët e para të mëngjesit,”- thuhet në njoftimin e Meteoalb. Ne tabelë tregohen gjithashtu temperaturat e ulëta.