Njeri i klaneve të errëta antishqiptare, zbatues i verbër i porosive të Janullatosit
Pavarësisht se plani rregullues i Durrësit (si qytet), nuk ka marrë akoma bekimin e KRRTRSH, pavarësisht se shoqatat mjedisore, kulturore qytetare dhe atdhetare prej 4 vitesh gjenden në luftë të hapur me kreun e Bashkisë për ta ndalur në rrugëtimin e tij për shkatërrimin e vlerave të çmuara historike dhe arkeologjike, duket se zbatuesi i verbër i porosive të Janullatosit nuk po ndalon së vepruari. Misioni tij ka nisur me groposjen e vlerave historike dhe arkeologjike të dala nga themelet e pallateve, ku ai shet betonin, me lejet e ndërtimit në zonën A dhe B, në zonat arkeologjike dhe bregdetare, dhe po vazhdon me shkatërrimin e qendrës së Durrësit, e cila nuk duhet të preket pa marrë “OK” e KRRTRSH, të debateve mes grupimeve të interesit, ku parësor mbetet mendimi qytetarëve durrsakë. Prej afro 8 vitesh Durrësi, gjendet nën pushtetin e betonit të Dakos. Gjendet nën pushtetin e betonierëve të tij, nën pushtetin e klaneve dhe klientëve të tij, gjendet nën pushtetin e servilëve dhe kodoshëve të tij, duke shkatërruar rrënuar dhe groposur me dashje duke ju bindur klanit dhe celulës antishqiptare të Janullatosit, e cila ka marrë përsipër të fshijë nga faqja e dheut çdo gjë ilire, çdo gjë arbënore dhe shqiptare që ka Durrësi. Kjo padyshim për të realizuar synimin kobzi për ta ngjyrosur edhe Durrësin, (Dyrrahun) me flamuj dhe ngjyra greke, me aromën e kishave greke dhe bekimin e “Hirësisë tij”. Bindja e verbër e Dakos ndaj celulës kishtare greke, si një pasardhës i denjë i orthodoksizmit Helen, nuk po e ndal atë edhe duke qenë në postin e lartë të kryetarit të Bashkisë, duke ardhur me votën e qytetarëve durrsakë, me votën e atyre që mashtroi duke ju futur në çdo shtëpi e duke i premtuar mrekullitë e parajsës së betonit. E ndërsa qytetaria durrsake e besoi dhe e votoi, duket se Dakos nuk i ka mjaftuar kjo, por fjala e dhënë ndaj celulës kishtare greke, për të fshirë nga faqja e dheut në Dyrrahun e lashtë 3 mijë vjeçar, gjithçka shqiptare. Në 2 vitet e fundit Dako është ndeshur ballazi me qytetarinë durrsake, me ata që u dhimbset qyteti, vlerat dhe historia e tij. Përballja e parë ka qenë me shoqatat dhe intelektualët durrsakë, lidhur me tjetërsimin pamor të qytetit, me shpërfytyrimin që po i bënte ai me betonierët e tij, me pallatet që po zëvendësonin monumentet e kulturës, me groposjen e relikeve ilire nga qendra në periferi, dhe së fundi me heqjen e shatërvanit 85 vjeçar, legjendës së Durrësit. I ndërtuar qysh në vitin 1929 nga Mbreti Zog, bazuar mbi një projekt të një arkitekti shqiptar, shatërvanin, nuk e prishi as fashizmi, as nazizmi, as Enveri dhe as Berisha, por së fundi po e thërrmon Dako. Ka vendosur ta thërrmojë copë e çikë, duke mos lënë asnjë gjurmë të tij. Me atë shatërvan krenohej Durrësi, krenoheshin durrsakët, zbukurohej qendra e qytetit, merrte vlerë historia e tij. Ka qenë dhe do të mbetet gjurma e një epoke, realizimi i një vepre të çmuar arti. Por edhe këtë gjë kaq të çmuar, Dako pabesisht, vendosi ta thërrmonte, duke u deklaruar durrsakëve se “do ta transferoj diku në një vend tjetër”. Dako fshihet edhe pas “Planit rregullues të qytetit”, duke përdorur servile, matrapazë dhe kodoshët e tij për t’i bërë propagandë pozitive “investimeve të Bashkisë”. Makabriteti i Dakos duke thërrmuar vlerat e qytetit të Durrësit , dhe së fundi edhe shatërvanin 85- vjeçar, pikërisht në këtë fundmandati të tij, duket se shënon një tjetër “sukses” në bindjen e tij të verbër ndaj celulës kishtare greke. Ajo është e kudogjendur në Durrës, dhe punon me struktura të ngritura për të fshirë nga harta e vlerave historike gjithçka ilire dhe shqiptare. Shoqatat dhe qytetaria e Durrësit, janë të vendosur ti thonë “NDAL” dorës vrastare dhe pabesisë së Dakos, ti thonë “NDAL” marshimit të celulave kishtare greke, të ndalin shkatërrimin dhe thërrmimin e simboleve që tregojnë dhe vërtetojnë trashëgiminë ilire të kësaj toke. Qytetaria e Durrësit do të kërkojë nga Kryeministri Rama dhe organet e drejtësisë shqiptare të ndalin aksionin e shkatërrimit të vlerave të qytetit, si një detyrim ligjor, moral dhe njerëzor. Durrësin nuk mund ta shkatërrojnë veglat e bindura të kishtarëve greke dhe të “Hirësisë tij”. Durrësin nuk mund ta shkatërrojnë njerëzit e betonierëve, të ardhurit dhe të blerët e ortodoksisë greke, por atë duhet ta mbrojnë ata që kanë lidhje organike dhe etnike me atë qytet. Akti më i fundit i shkatërrimit të shatërvanit 85 vjeçar, duhet të jetë kambana që duhet të zgjojë çdo qytetar të Durrësit, çdo shqiptar e atdhetar, për t’u bashkuar në rrugëtimin tonë të përbashkët për një Shqipëri Europiane, me vlera kombëtare dhe me kokën lart se jemi shqiptarë.
Banorë Autoktonë të Durrësit