Kodi Rrugor, ja kategoritë e patentave sipas ligjit të ri

2084
Sigal

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 27 gusht 2014

 Qeveria miratoi dje projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përmirësimit të gjendjes së sigurisë rrugore. Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës njofton se ndryshimet në Kodin rrugor përfshijnë dhjetëfishin e gjobave ndaj kundravajtësve. “Dëmtimet, shkarravitjet apo çdo shënimi në sinjalistikën rrugore ka rezultuar të ketë ndikim direkt në sigurinë rrugore, prandaj ndryshimet e miratuara nga Qeveria të Kodit Rrugor përfshijnë dhjetëfishimin gjobave ndaj kundravajtësve dhe detyrim për sjelljen në gjendjen e mëparshme të gjendjes së rrugës. Krijimi i zonave të shërbimit të paautorizuara me akses në rrjetin rrugor dhe lidhjet hyrëse dhe dalëse të paautorizuara në objekte apo territore që lidhen me sistemin rrugor, kanë qenë një nga burimet kryesore të aksidenteve në rrugë, prandaj edhe masat administrative me gjobë do të 10-fishohet për kundravajtësit e kësaj natyre”. Ndërsa me gjoba 4-fish do të ndëshkohen ata që vendosin reklama apo njoftime të paautorizuara në perimetrin e rrugës. “Një nga shqetësimet me pasoja për drejtuesit e mjeteve janë vendosja e çdo lloj reklame apo njoftimi të paautorizuar në perimetrin rrugor, veprim i cili me ndryshimet në Kodin Rrugor do të ndëshkohet më gjoba katërfish të atyre aktuale. Për më tepër subjektet apo individët kundravajtës do të detyrohen të paguajnë dëmet e shkaktuara të infrastrukturës rrugore”.

Gjithashtu, ndryshime të tjera të rëndësishme në Kodin Rrugor do të ketë edhe me marrjen e lejes së drejtimit, ku do të kërkohen kontrolle shëndetësore dhe psikike për kandidatët që do pajisën me leje drejtimi. Një tjetër pikë e rëndësishme në Kod do të jetë edhe detyrimi për drejtuesit që të pajisin mjetet me ndenjëse të posaçme për transportin e fëmijëve deri në 12 vjeç.

 Ja ndryshimet për lejen e ndërtimit

 Neni 12

 Në nenin 114 bëhen këto ndryshime:

 1. Paragrafi i parë, i pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “1. Cilido, që drejton mjete rrugore ose kafshë, duhet të plotësojë kërkesat fizike e psikike dhe testin psikofizik, si dhe të ketë mbushur moshën:

a) katërmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve të tërhequra me kafshë apo të drejtojë kafshë tërheqëse, barre ose shale, si dhe tufa, kope ose grupime të tjera kafshësh;

b) gjashtëmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve me motor, të kategorisë AM;

c) tetëmbëdhjetë vjeç, për drejtimin e mjeteve me motor, të kategorive A1, A2, B1 dhe B, sipas nenit 115, të këtij ligji.”.

 2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “2. Cilido, që drejton mjete me motor, nuk duhet të ketë kaluar moshën:

 “a) shtatëdhjetë vjeç, për të drejtuar mjete me motor për transport malli;

 b) gjashtëdhjetë e pesë vjeç, për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmërimorkiatorë dhe artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash. Ky kufi mund të rritet çdo vit deri në shtatëdhjetë vjeç, kur drejtuesi paraqet një dëshmi të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike pas një vizite të specializuar mjekësore të përvitshme, sipas mënyrave të përcaktuara në aktet në zbatim.”.

 Neni 13

 Neni 115 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 “Neni 115

Lejedrejtimi dhe certifikata e aftësisë profesionale për drejtimin e motomjeteve dhe automjeteve

 1. Nuk mund të drejtohen automjete dhe motomjete pa marrë lejedrejtimi të parashikuar nga ky kod.

 2. Përgatitja e kandidatit për lejedrejtimi bëhet në autoshkolla dhe provimet e aftësisë për lejedrejtimi duhet të bëhen pranë drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, pasi të plotësohen kërkesat e caktuara fizike e psikike. Ministria përgjegjëse për transportin përcakton procedurën për lëshimin, përditësimin dhe dhënien e dublikatës, përmes një sistemi informatik, të lejedrejtimit si dhe certifikatave të kualifikimeve profesionale, duke pasur si qëllim thjeshtimin e procedurave administrative. Kandidati për drejtues mjeti mund të regjistrohet dhe të kryejë kursin e teorisë e të praktikës në çdo drejtori rajonale të shërbimeve të transportit rrugor, pavarësisht nga regjistrimi në gjendjen civile.

 Kategoritë e patentave sipas Bashkimit Europian

3. Lejedrejtimi sipas modelit të Bashkimit Evropian, siç përcaktohet me vendim të Këshillit Ministrave, ndahet sipas kategorive dhe aftësive në drejtimin e mjeteve, të përcaktuara për secilën nga kategoritë e mëposhtme:

 Kategoria AM:

 a) ciklomotorë me dy rrota, kategoria L1, me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h, fuqia cilindrike e të cilit është më e vogël apo e barabartë me 50 cm³, nëse është me djegie të brendshme, apo fuqia maksimale e vazhdueshme është më e vogël apo e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë;

b) mjete me ose pa kosh dhe mjete me tri rrota, kategoria L2, me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h dhe me motor me fuqi cilindrike më të ulët apo të barabartë me 50 cm³, nëse ky është me ndezje të komanduar, apo kur fuqia e tij maksimale neto është më e ulët ose e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose për ata që fuqinë maksimale të vazhdueshme e kanë më të vogël apo të barabartë me 4 kË, për motorët elektrikë;

c) mjete me katër rrota të lehta, kategoria L6, masa bosh e të cilëve është më e ulët ose e barabartë me 350 kg, duke përjashtuar masën e baterive për automjetet elektrike me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/h dhe jo më shumë se 45 km/h, me fuqi cilindrike të motorit më të ulët ose të barabartë me 50 cm³, për motorët me ndezje të komanduar, ose ata të cilët fuqinë maksimale neto e kanë më të ulët apo të barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë me djegie të brendshme; ose ata të cilët fuqinë maksimale të vazhdueshme e kanë më të vogël apo të barabartë me 4kw, për motorët elektrikë;

 Kategoria A1:

 a) motomjet me cilindratë jo më shumë 125 cm3 dhe me fuqi jo më shumë se 11 kw dhe me raportin fuqi/peshë jo më shumë se 0,1 kw/kg;

b) tricikël me një fuqi jo më të madhe se 15 kw;

 Kategoria A2: motomjet me fuqi jo më shumë se 35 kË dhe me raportin fuqi/peshë jo më shumë se 0,2 kË/kg, që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij;

Kategoria A: motomjet me fuqi më shumë se 15 kw;

 Kategoria B1: motomjet me katër rrota, sipas përcaktimeve të  shkronjës “c”, të kategorisë AM, masa pa ngarkesë e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për automjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw. Këto mjete konsiderohen si mjete me tri rrota dhe janë në përputhje me rregullat e aplikueshme për mjetet e kategorisë L5;

 Kategoria B: mjet motorik me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3.500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg, duke u siguruar që masa maksimale e autorizuar e këtij kombinimi të mos kalojë 4.250 kg. Në rast se kombinimi i kalon 3.500 kg, drejtuesi duhet t’i nënshtrohet një trajnimi dhe provimi të posaçëm;