Stuhi shiu dhe përmbytje në Lezhë e Shkodër, si pritet parashikimi i motit nesër

161
Sigal

Dita e martë do të sjellë reshje shiu në të gjithë territorin. Por përveç shiut dhe motit të keq, pritet edhe një rënie e temperaturave në krahasim me ditët e fundit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat në vlerën maksimale pritet të arrijnë në 20 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 13 gradë.

Po ashtu, sipas llogaritjeve të IGJEO, në qarqet Shkodër dhe Lezhë dhe si rezultat i reshjeve lokalisht intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Në qarqet Kukës dhe Durrës priten reshje mesatare ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier. Temperaturat do të variojnë në bregdet: 17 / 24 °C; në vendet e ulëta: 15 / 24 °C; ndërsa në vendet malore: 11 / 17 °C. Po ashtu sa i përket erës pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

POSTIMI I PLOTË: