Pogradec/ Shpërthen bombola e gazit, pëson lëndime pronari i shtëpisë

336
Sigal

Një banesë ka marrë flakë në Pogradec si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi dy katëshe në lagjen nr 1 të qytetit të Pogradecit.

Ka marrë flakë kati i parë i banesës dy katëshe si dhe ka pësuar dëmtime pronari i shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në orën 6:00 të mëngjesit. Në banesë kanë qenë dy bashkëshortet.

I dëmtuar ka mbetur vetëm i zoti i shtëpisë pasi bashkëshortja ndodhej në katin e dytë, kat i cili nuk është dëmtuar.