Aksident në Yzberisht/ Furgoni i nxënësve përplaset me një makinë tjetër, një mësuese dhe 13 nxënës përfundojnë në spital

165
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, ku është përfshirë një furgon i transportit të nxënësve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:40, në Yzberisht, teksa janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxënës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor një mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.