Kim Mehmeti: Shqipëria e rrerhuar dhe zaptuar nga hajdutë

280
Sigal

“Të kërkosh nëpër ‘Shqipëritë’ tona politikanë që kurrë nuk i kanë futur duart në ‘xhepat’ e shtetit dhe të krimit, është njësoj si në shtëpi publike të kërkosh vashë të virgjër!

Andaj mos pandehni se ka drejtësi aty ku burrështetasit hajdutë, e luftojnë ‘krimin’, duke i ndëshkuar kundërshtarët e vet politikë!

‘Shqipëritë‘ tona do bëhen shtete të së drejtës atëherë kur do ndëshkohen hajnat që u pasuruan duke u marrë me politikë, e pastaj edhe gjithë të tjerët!

Andaj policët në oborrin e RTV Ora, sot përcjellin vetëm një porosi: Shqipëria është e rrethuar dhe e zaptuar nga burrështetas hajdutë, të cilët nuk e luftojnë krimin, por duan ta heshtin të vërtetën kriminale për vetveten!