“Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane”/ ‘Shpërthen’ ish ministri: BE po na e thotë troç, në cilën by*** rri…

326
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se është i habitur nga vëmendja që i kushtohet asaj që thuhet nga ambasada amerikane, teksa shprehet se Bashkimi Europian ia ka thënë troç Shqipërisë, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta.

Ish-ministri vë në dukje se Ambasadës Amerikane, druri i qeverisë ndaj popullit të vet i duket shëndet.

“Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!”, reagon ashpër Manjani

REAGIMI I PLOTË

Sinqerisht nuk e kuptoj këtë super vëmendjen mediatike se “çfarë po thotë ambasada amerikane”?!

Duam të negociojmë me Europën dhe presim ça do thotë Amerika?! Në cilën bythë rri kjo logjikë kjo?! BE po na thotë troç, çdo ditë e më qartë që jemi larg nga tryeza me ta. Këto ditë madje jemi larguar edhe më shumë.
Kujt i plasi mor aman se ç’thotë Ambasada Amerikane! Të thotë more ç’të dojë!

Vendi duhet bërë gati për tu ulur në tryezë me Europën. Ky është objektivi. Për ta arritur këtë objektiv nuk do marrim leksione nga ambasada e një vendi jo Europian. Aq më tepër kur kësaj ambasade druri i qeverisë ndaj popullit të vet i duket shëndet! Apo kur sundimi i një njeriu i duket Rule of Law!!!! 🤮🤮
Është kaq e thjeshtë.