Koronavirusi në Gjermani: Shumë të infektuar në thertoret e mishit

340
Sigal

Numri i madh i të infektuarve nga koronavirusi mes punonjësve të thertoreve të mishit në Gjermani tregon se aty ekziston një problem, thotë DW.

Politika kërkon që të bëjë ndryshime për këtë çështje, por nuk e di ende se ku ta nisë. Grupi qeveritar që merret me çështjet e pandemisë në vend, i ka shtyrë për të mërkurën bisedimet për industrinë e mishit. Në rrethet qeveritare në Berlin, u tha se ekziston nevoja për “këshillime paraprake”.

Megjithatë është e qartë se presioni mbi politikën u rrit në fundjavë, sepse në një thertore mishi në Gjermaninë veriore, pati një shpërthim tjetër të virusit. 92 punonjës të një thertoreje në Dissen të Saksonisë së Poshtme, dolën pas testimit se ishin të infektuar. Mësohet se shumë prej tyre janë marrë në punë nga firma ndërmjetësimi dhe jetonin në qendra grumbullimi. Prodhimi në thertore u ndal dhe të prekurit nga koronavirusi si dhe personat që kanë qenë në kontakt me ta, u vendosën menjëherë në karantinë.

Edhe më parë ka pasur qendra grumbullimi mes thertoreve në shumë lande gjermane, për të cilat ka dalë më vonë se kanë qenë qendra infeksioni. Gjatë fundjavës në Gjermani u zhvilluan diskutime mbi reformimin e sektorit të prodhimit të mishit dhe vendosjen e një çmimi minimal, në mënyrë që të sigurohen kushte më të mira për mbarështimin e kafshëve dhe pagesa korrekte për punonjësit“.