Fabrikë kanabisi 2 mln paund 300 metra larg policisë, ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar

324
Sigal

Dy burra kanë pranuar të jenë pjesë e kultivimit më të madh të kanabisit të kryer ndonjëherë në Southend.

Shtetasit shqiptarë Emiljan Gjura, 31 vjeç dhe Ermir Reshiti, 35 vjeç, të dy pa adresë fikse, u paraqitën dje në Gjykatën mbretërore në Chelmsford, të akuzuar për përfshirjen në kultivimin dhe në furnizimin me kanabis.

Dyshja u arrestuan në Rrugën Grainger më 20 prill. Një total prej 3727 rrënjë janë gjetur në ndërtesë me vlerë më shumë se 2 milion paund. Gjura dhe Reshiti kishin jetuar në ndërtesën industriale, ku kultivohej kanabisi.

Në Gjykatë u tha se Reshiti ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar rreth pesë muaj më parë dhe kishte punuar në fermën e drogës për një muaj para se të gjendej nga policia.

Gjura kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar duke kërkuar punë për të ndihmuar gruan dhe vajzën e tij në Shqipëri, por ishte “shfrytëzuar” përmes statusit të tij të emigrantit.

Të dy burrat u shfaqën përmes lidhjes video dhe folën vetëm për të konfirmuar emrat e tyre.

Avokati mbrojtës tha se roli i tyre ishte i nivelit të ulët në operacionin e trajtimit të drogave, megjithatë, prokuroria tha se për shkak të sasisë së kanabisit të gjetur, roli është më domethënës. Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 qershor. Gjykatësi Andrew Hurst u tha të pandehurve se do të mbaheshin në paraburgim deri në paraqitjen tjetër të gjykatës.

Fermat e kanabisit ishte vendosur vetëm rreth 300 metra larg stacionit të afërt të policisë.